LAJME

Nuk realizohet premtimi i fushatës nga Haziri për shujtat ndaj filloristëve

Në fushatën zgjedhore për kryetar të Komunës së Gjilanit në vitin 2017, Lutfi Haziri kishte premtuar se në vitin 2018 do të fillojë furnizimi me ushqim për fëmijët e shkollave fillore.

“Vitin e ardhshëm do t’i paguajmë pagat për arsimtarët pensionistë dhe do të aplikojmë ushqimin për fëmijët e shkollës fillore”, kishte premtuar Haziri në Debat Pernime përballë Jeta Xharrës.

Por sipas drejtorit të Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica, furnizimi me ushqim për nxënësit e shkollave fillore ka filluar një vit pas afatit të premtuar nga Haziri, pra në vitin shkollor 2019-2020 dhe jo në të gjitha shkollat fillore të Gjilanit.“Nxënësit që marrin shujta ditore janë nga tri shkolla fillore nga zonat e largëta rurale si: “Bajram Curri”, Shurdhan; “Afërdita”, Kishnapole; dhe “Fetah Qerimi’ në Verbicë të Zhegocit”, thuhet në përgjigjen e Gagicës për KALLXO.com.

Fëmijët në 23 shkolla të tjera nuk marrin shujta ditore.Drejtori Nazim Gagica ka thënë se nxënësit nëpër këto shkolla nuk marrin shujta ditore për shkak të kostos së lartë buxhetore.“Këto të tjerat nuk marrin kryesisht për shkaqe të mungesave buxhetore dhe kostos së lartë”, ka theksuar Gagica.

Gagica gjithashtu ka thënë se nuk është paraparë që edhe shkollat e tjera të furnizohen me shujta ditore. ​Lutfi Haziri erdhi në pushtet në Gjilan për herë të tretë pasi në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, më 19 nëntor kishte fituar me 63.9 për qind të votave kundrejt kundërkandidatit të tij nga Vetëvendosje, Sami Kurteshi i cili kishte marrë 36 për qind të votave.

Me 22 dhjetor 2017, një muaj pasi doli fitues i zgjedhjeve lokale ai bëri betimin në Kuvendin Komunal si kryetar i Komunës së Gjilanit për mandatin e dytë me radhë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close