LAJME

Gjilanasi dënohet nga policia, pasi nuk mbajti maskën brenda në veturë

Një qytetar është dënuar me 35 euro gjobë për shkak se nuk kishte të vendosur maskën brenda veturës të cilën ishte duke e vozitur.

Qytetari ka treguar për KALLXO.com se në shënimin në Fletëparaqitjen për kundërvajtje te përshkrimi i kundërvajtjes shkruan: “I njëjti gjat vozitjes nuk kishte të vendosur maskën mbrojtse ndaj COVID-19”.

Gjoba është shqiptuar nga Policia e Rajonit të Gjilanit.

KALLXO.com ka kërkuar sqarime nga Policia e Rajonit të Gjilanit se sipas cilit udhëzim apo rekomandim e kanë shqiptuar një gjobë të tillë, por nuk ka marrë përgjigje.

Ligji për pandeminë COVID-19 thotë se personi fizik i cili nuk respekton  vendimin e organit kompetent për mbajtjen e maskës dënohet me gjobë prej 35 euro, por nuk specifikohet se në çfarë rrethanash gjobitet një vozitës pa maskë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close