LAJME

Moment i sikletshëm, kryetari Haziri ‘sulmohet’ nga mushkonjat (VIDEO)

Sot, Kryetari i Komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri është përballur me një situatë të sikletshme gjatë prononcimit të tij mediatik, gjatë rregullimit të infrastrukturës në qendër të qytetit, transmeton Gjilani SOT.

Mushkonjat, të cilat po shfaqen këto ditë gjithandej Gjilanit, kanë mllefosur qytetarët e Gjilanit.

Në të njejtën situatë të pakëndshme është gjetur edhe Kryetari Haziri. Ai në një moment, nuk mundi t’i injorojë dhe u nevojit edhe përdorimi i duarve për t’i larguar mushkonjat, që i qëndronin afër fytyrës./gjilanisot/

Po ju sjellim videon e plotë, të cilën e kemi marrë nga radiostar dhe e kemi shkëputur vetëm këtë pjesë:


Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close