LAJME

Besoni ose jo, brenda 15 minutave gjilanasi pickohet 15 herë nga mushkonjat

Qytetarët e Gjilanit këto ditë janë duke u ballafaquar me problemin e mushkonjave.

Dje, e ngritëm këtë shqetësim pas raportimit të shumë qytetarëve. Një qytetar nga një lagje e qytetit të Gjilanit; në kushte anonimiteti na ka dërguar disa fotografi, ku shihet një pjesë e trupit të tij i pickuar nga mushkonjat.

Qytetari është shprehur për redaksinë tonë, se vetëm 15 minuta ka qëndruar me shokë para lagjes dhe është pickuar 15 e ndoshta edhe më shumë nga mushkonjat, transmeton Gjilani SOT.

Në fillim filluan të ironizojnë me këtë çështje, por tani nevojitet intervenimi i organeve kompetente pasi që çështja po bëhet serioze dhe e bezdisshme. /gjilanisot/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close