LAJME

Mushkonjat ‘terrorizojnë’ qytetarët e Gjilanit

Qytetarët e Gjilanit këto ditë janë duke u ballafaquar me problemin e mushkonjave.

Shumë qytetarë kanë shkruar në redaksinë tonë dhe shumë të tjerë kanë filluar të ironizojnë me këtë çështje në profilet e tyre në facebook.

Me 21 gusht, Komuna e Gjilanit në një komunikatë për media, kishte treguar se kanë filluar fazën e tretë të dezinsektimit, por efektet e saj ende nuk po shihen.

Disa qytetarë kanë ironizuar duke thënë se gjatë dezinsektimit mos është bërë ndonjë gabim, ku në vend të mbytjes kanë hedhur ushqim për rritjen e mushkonjave.

Gjithashtu, në redaksinë tonë kemi edhe foto të qytetarëve të prekur në masë të madhe nga mushkonjat. /gjilanisot/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close