“Kryetari i hyrje-daljeve të Gjilanit”

Viti i ardhshëm është vit zgjedhor anekënd Kosovës. Kryetari i qytetit të Gjilanit z. Lutfi Haziri ka theksuar se nuk do të rikandidojë më për të parin e komunës.
Në vitin 2021 do t’i bëj 8 vite qeverisje në qytetin e Gjilanit. Është kritikuar e lavdëruar gjatë punës së tij. Pavarësisht kritikave të vazhdueshme për disa çështje, padyshim tani Kryetari Haziri ka një epitet pozitiv sa i përket rregullimit të infrastrukturës në hyrjet dhe daljet e qytetit.
Rruga Gjilan – Bujanoc, Rruga Gjilan – Ferizaj, Rruga Gjilan – Prishtinë tani e kanë nga një ose më shumë rrethrrotullime dhe nga katër korsi. Kjo e fundit tanimë ka filluar, transmeton Gjilani SOT.
Edhe për këto projekte ka pasur kritika nga eksponentë të ndryshëm: sa i përket procedurave, cilësisë e realizimit të projektit, por pavarësisht kësaj si tërësi kanë qenë projekte të domosdoshme dhe janë mirëpritur nga qytetarët.
Tanimë, kryetari Haziri mund të mbahet mend për diçka, si “kryetar i hyrje-daljeve të qytetit”.
Për çështjet e tjera, problemet dhe gabimet gjatë qeverisjes së tij, kemi shkruar dhe do vazhdojmë të shkruajmë përsëri. /gjilanisot/


