LAJME
Hajnat ia mësyejnë xhamive në Gjilan, vjedhin tek Medreseja dhe në Ponesh

Gjilan – Në rrugën “Zija Shemsiu” në Gjilan është raportuar se gjatë natës persona ende të panjohur me përdorim force kishin hyrë në Xhaminë e Medresesë ku nga kasaforta kishin vjedhur paratë të cilat ishin grumbulluar për personat në nevojë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke hetuar rastin.
Edhe në fshatin Ponesh, të Gjilanit është raportuar se persona të panjohur me përdorim force kishin hyrë në Xhaminë e fshatit, ku nga kasaforta kishin vjedhur paratë të cilat ishin grumbulluar për personat në nevojë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke hetuar rastin njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/