LAJME

Serbi i cili lavdëron Kurtin dhe poshtëron krerët e UÇK-së si të shitur tek Serbia, jeton në Gjilan

Serbia i cili ndëgjohet në përgjime është Milan Stojanovic. Në profilin e tij në facebook, ai ka theksuar se jeton në Qytetin e Gjilanit.

Por, gjerësisht po ju sjellim hulumtinin nga indeksonline: Nga portali “Pamfleti” dhe “Bota Sot”, dhe shumë faqe jo zyrtare të VV-së, sot është shpërndarë një i ashtuquajtur përgjim, me titull “Video/ Përgjimi ‘bombë’ që trondit politikën e Kosovës: Thaçi ka financuar partinë e Vuçiqit”.

Në këtë bashkëbisedim mes dy serbëve përfolën politikanët kosovarë, sipas qejfit të tyre, pa kurrfarë kredibiliteti gazetaresk. Por, ndonëse i inçizuari në këtë bisedë me Nikola Sanduloviç është enigmatik, IndeksOnline, përmes burimeve brenda institucioneve të sigurisë, ka arritur ta zbulojë identitetin e personit që aty paraqitet si politikan i Kosovës.

Ai është Milan Stojanoviç, i njohur me pseudonimin “Misko”, një serb kontrovers nga komuna e Parteshit, i cili njihet për shantazhe politike dhe mashtrime biznesore në atë rajon.

Stojanoviç, së fundmi, nga frika e borxhlinjve të tij është detyruar të shesë çdo gjë që ka pasur në komunën e Parteshit dhe tashmë jeton në Bujanoc.

Në komunitetin serb të Parteshit, i ashtuquajturi “Misko” njihet edhe si bashkëpunëtor i shërbimeve ruse, pasi që shpesh herë ka tentuar t’i instrumentalizojë edhe serbët e atjeshëm lokalë me direktiva politike prej tyre.

Për shkak të mashtrimeve të tij, Milan Stojanoviç, që dëgjohet duke folur me kryetarin e Partisë Republikane të Serbisë, më nuk guxon as të shkojë në Partesh.

Ndaj këtij lajmi të shpërndarë nga “Pamfleti” dhe “Bota Sot”, deri më tash ka reaguar Gani Koci, i cili aty përflitet gjoja si agjent i BIA-s.

“Pamfleti” i VV-së, dhe “Bota sot”, do përballen me gjykatën për inskenimet dhe shpifjet ma të ulta me inçizime të montuara e të aktruara, kunder personalitetit tim kombëtar, politik dhe njerëzor.

Inçizimi i publikuar është hiç ma pak se një montim i sajuar që dinë ta bëjnë vëtëm mendjet e sëmuara të këtyre dy portaleve.

Deshën o nuk deshën, nuk kanë çare pa i tregu edhe ideatorët edhe akterët e kësaj sajese të turpshme.

Ftoj AKI-në, policine krimeve të randa, dhe institucionet tjera të sigurisë, që sipas detyrës zyrtare të merren me hetimin e këtij audio inçizimi, dhe poashtu, të nisin hetimet, edhe ndaj meje si “agjent i BIA-së(sipas folësve në këtë audio incizim)”, ka shkruar Koci. /IndeksOnline/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close