LAJME
Protestojnë në QKMF, nëse nuk realizohen kërkesat nga dita e hënë bojkotohet puna

Ministria e Shëndetësisë nuk i ka dhënë shtesat edhe për disa nga sektorët brenda QKMF-së në Gjilan.
Dje, redaksia jonë raportoi se sot do të protestohet në QKMF. Në fotot e siguruara nga vendi i ngjarjes shihet se punëtorët e sektorëve të caktuara kanë protestuar sot para objektit të QKMF-së.
Një punëtor në kushte anonimiteti i ka thënë redaksisë tonë se nëse nuk realizohen kërkesat për t’u kompensuar, atëherë nga dita e hënë do ta bojkotojnë punën.
Gjithashtu, drejtoresha e QKMF-së ka përkrahur kërkesat e punëtorëve të saj
Punëtorët e shërbimit informativ, shoferët, pastruesit dhe punëtorët e administratës nuk i kanë marrë shtesat nga Ministria e Shëndetësisë, transmeton Gjilani SOT.