LAJME

Policia e Gjilanit me kontrolla të rrepta në lagjen “Dardania” (VIDEO)

Policia e Gjilanit ditëve të fundit ka shtuar kontrollat anekënd qytetit të Gjilanit e veçanërisht në lagjen Dardania / Gavran, ku ka më shumë frekuentim të qytetarëve, transmeton Gjilani SOT.

Sot, shumë policë kanë zbarkuar në Gavran. Pajisja e qytetarëve me maska dhe distanca fizike ishin prioritet gjatë kontrollës nga ana e policisë.

Në një video të siguruar nga redaksia Gjilani SOT, shihet një qytetar me duar përpjetë, pasi është duke u kontrolluar nga policia.

Pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Pandeminë, duket se edhe policia nuk ka më tolerancë ndaj qytetarëve. /gjilanisot/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close