LAJME

Një prind nga Gjilani ankohet se disa nxënës janë pranuar në Mjekësi pa hyrë në test

Me distancë në mes vete e me maska, rreth 140 nxënës nga Komuna e Gjilanit i janë nënshtruar testit për t’u pranuar në shkollën e mesme të mjekësisë në këtë komunë.

Ani pse me vendim të Ministrisë së Arsimit testi i arritshmërisë është anuluar për këtë vit, këta nxënës po garojnë për 88 vende në drejtimin Infermieri e Përgjithshme.

Sipas drejtorit të kësaj shkolle, ky test është realizuar pasi që konkurrenca ishte shumë e madhe dhe se shumë nxënës kishin pikë të barabarta.

“Në test hyjnë të gjithë nxënësit që kanë të gjitha pesa nga klasa e parë deri në të nëntën dhe që nuk janë dalluar me pjesëmarrje në ndonjërën nga garat komunale apo republikane apo ndërkombëtare”, ka thënë Shaban Tërstena, drejtor i Shkollës së Mjekësisë.

Gjatë mbajtjes së këtij testi, në oborr prindërit e të afërmit e nxënësve prisnin që fëmijët e tyre të dilnin, derisa disa patën edhe disa ankesa.

Një nga ta ka thënë se ka pasur nxënës që janë pranuar në shkollë pa iu nënshtruar testit. Sipas drejtorit të shkollës, këta 13 nxënës kanë pasur pikët e mjaftueshme që të pranohen automatikisht, pa hyrë fare në test. Derisa drejtori i Arsimit në Komunën e Gjilanit, Nazim Gagica, thotë se janë përballur me vështirësi të shumta gjatë konkursit për t’i regjistruar nxënësit në shkolla të mesme.

Gagica ka treguar se janë gati për të rifilluar me procesin mësimor

https://www.youtube.com/watch?v=Fg8HrZvs2E8&feature=emb_title

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close