LAJME

MSH nuk i jep shtesat disa sektorëve në QKMF – Gjilan, paralajmërohen protestat

Ministria e Shëndetësisë nuk i ka dhënë shtesat edhe për disa nga kategoritë brenda QKMF-së në Gjilan.

Punëtorët e shërbimit informativ, shoferët, pastruesit dhe punëtorët e administratës nuk i kanë marrë shtesat nga Ministria e Shëndetësisë, transmeton Gjilani SOT.

Burimet e Gjilani SOT brenda QKMF-së në Gjilan tregojnë se punëtorët janë të mllefosur nga ky diskriminim dhe janë duke u përgatitur edhe për protesta gjatë ditës së nesërme.

Punëtorët e sektorëve në fjalë kanë ofruar shërbime gjatë pandemisë dhe janë ekspozuar para rrezikut nga Covid 19.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close