Sami Kurteshi nuk ndalet me ofendime, shprehet se: Thaçi është i vdekur për së gjalli

Ish kandidati për Kryetar të Gjilanit z. Sami Kurteshi ka vazhduar me fjalorin e rëndë ndaj Presidentit Thaçi. Sipas tij PDK ende po mban zi, për presidentin e vdekur për së gjalli.
Postimi i plotë:
KËRMA PRESIDENCIALE
Ditë më parë u bë zhurmë pse Ramushi shpalli kandidaturën për president, derisa Hashimi ende është në post. Vërtetë çudi!
Tani po shihet se zhurmaxhinjtë e kishin me hile, sepse kandidaturën e kanë shpallur edhe Behxheti, edhe Fatmiri, edhe Isa, edhe pse PDK ende është në zi për presidentin e vdekur për së gjalli, e ua ka lidhur duar e këmbë për kandidatin e tyre!
Pse paska të drejtë Ramushi, e jo Isa, Fatmiri, Rakiqi apo Behxhet Pacolli të kandidohen për President? Këta të gjithë janë të njëjtë, i hanë kokën njëri-tjetrit për së gjalli.
Pra, urra me grabena, pa diskriminim drejt kërmës presidenciale!