LAJME

LVV Gjilan: Hipokrizia e LDK-së, Arbër Ismaili synon karrigën e Kryetarit

Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan, ka lëshuar një komunikatë ku drejtohen disa akuza në drejtim të LDK-së, respektivisht nënkryetarit të Komunës së Gjilanit z. Arbër Ismajli.

HIPOKRIZIA E LDK-SË

Në këtë kohë kur qytetarët po përballen me një gjendje të rëndë shëndetësore e financiare, kur shumica e familjeve kanë shpenzuar edhe kursimet e fundit e po futen edhe në borgje, kur shumica e bizneseve po operojnë me humbje, qytetarëve tani po i shtohet edhe një problem tjetër, problemi i mos-kordinimit të institucioneve qendrore me ato lokale.

Në njërën anë Qeveria e cila udhëhiqet nga LDK-ja, përmes instrumenteve të veta dënon bizneset e vogla me gjoba prej 500 eurosh, në anën tjetër nënkryetari i Komunës së Gjilanit (po ashtu nga LDK-ja) i cili i ka vënë qëllim vetes të ulet në karrigen e Kryetarit, ka dalë kundër këtyre instrumenteve të cilat dënuan bizneset.
Kurse Kryetari i Komunës (po ashtu nga LDK-ja) i cili si zakonisht i etur për poste, po donë t’i bashkangjitet karvanit të kandidatëve për President, ka kërkuar të lirohen nga paraburgimi pesë inspektorë komunal, të cilët u arrestuan nën dyshimin se kanë falsifikuar dokumentin zyrtar, e të cilët u liruan nga Gjykata disa ditë më vonë.

Nuk mund të presim respektim të plotë të vendimeve nga qytetarët, kur kemi një anomali të llojit të vet e cila ndodh brenda Qeverisë, një mos-kordinim brenda institucioneve qeveritare dhe mos-kordinim të hapur mes institucioneve qeveritare e lokale.

I gjithë ky rivalitet i shfaqur hapur mes institucioneve të cilat udhëhiqen nga zyrtarët e LDK-së, po bëhet me qëllim që të përfitojnë nga situata të caktuara, për qëllimet e veta elektorale, të sulmojnë kundërshtarët politik brenda llojit dhe arritjen e synimeve të caktuara karrieriste.

E nga gjithë kjo situatë po pësojnë qytetarët, të cilët më shumë se kurrë kanë nevojë për një qeverisje të mirë, të ndershme e të përgjegjshme, si në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal, që në plan të parë ka qytetarin e jo kalkulimet politike.

Ndryshimi do të vijë shumë shpejt, këtë nuk mund ta ndalin.
Nga kalkulimet e tyre po thellohet kriza për qytetarët, por në të njejtën kohë po e fundosin edhe vetën.

Për gjendjen e shkaktuar, një ditë do të japin përgjegjësi e qeverisja e mirë do të kthehet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close