LAJME

I vjedhin motoçikletën e fëmijëve, fotografi gjilanas i shkruan hajnit

Sot, fotografi gjilanas Arbër Elezi ka reaguar ndaj vjedhjes së motoçikletës në shtëpinë e tij, transmeton Gjilani SOT.

Ai me një porosi drejtuar hajnit, i ka thënë se në rast se nuk e kthen motoçikletën e fëmijëve të tij, atëherë do t’i bëj publike pamjet e kamerave.

Po ju sjellim reagimin e plotë;

I nderuari Hajn!
Ti qe ke hy te Premten me date 14.08.2020, ne ora 23:15, dhe e ke vjedh motoqikleten e femijeve te mi, e di qe ke nejt shume rehat deri tash se ke mendu qe nuk do te zbulohesh se kush je, ke hyre me duks me kapel e me maske ne goje, por ke harru qe ne shtepine time ka kamera sigurie me bollek, andaj te lutem, nese nuk deshiron qe e gjithe shoqeria juaj me dite qe ti je HAJN dhe gjithashtu me e poshteru familjen tende, ke 48 ore kohe per me kthy motoqikleten dhe me kerku falje e me u pendu qe me kurre nuk do ta besh nje veper te tille, atehere une, nuk do ta publikoje videon, e di qe je i ri ne moshe dhe ke gabu, te gjithe ne bejme gabime, por ke kohe per me u permisu!
Nese nuk i ke parasyshe keto qe i thashe, ateher video do te publikohet, i kerkoje falje sincerisht familjes se tij!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close