LAJME

Vesa Ibrahimi nga Gjilani fillon ushtrimet në akademinë ushtarake amerikane “West Point”

Vajza gjilanase – Vesa Ibrahimi, ka publikuar në profilin e saj në facebook dy foto, ku shihet duke ushtruar në njërën nga akademitë më prestigjioze në botë, atë të West Pointit, transmeton Gjilani SOT.

Me një thënie të Tomas Xheferson, Vesa ka përshkruar rrugëtimin e saj të ri.

“… Nëse doni diçka që kurrë nuk e keni pasur, duhet të bëni diçka që kurrë nuk e keni bërë…-Thomas Jefferson, West Point – Akademia Ushtarake amerikane”

Vesa kishte kaluar të gjitha testimet me arritje të lartë akademike ashtu edhe fizike dhe ka fituar të drejtën për të ndjekur studimet katër vjeçare dhe për t’u kthyer në shërbim në FSK pas përfundimit të Akademisë. /gjilanisot/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close