LAJME

Një organizatë studentore proteston në Gjilan “Pse kafet PO e biblotekat JO”

Dhjetëra aktivistë të SKV-së në shumë komuna të Kosovës, duke respektuar rekomandimet e IKSHPK-së, nëpërmjet një aksioni simbolik
kanë kërkuar hapjen e menjëherëshme të bibliotekave në mbarë vendin.

Ne besojmë se nuk ka kuptim të lejohen kafenetë e të mos lejohen biblotekat. Ç’kuptim ka të hapen vendet ku për nga natyra nuk shkohet vetëm, sepse në kafe zakonisht shkojmë me të tjerët, dhe nuk hapen bibliotekat ku shkohet vetëm me librin.

Pas aksionit simbolik para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për mediat u prononcua studentja dhe aktivistja e SKV-së, Berita Abazi, e cila ndër të tjera tha: ”Jemi mbledhur sot këtu tek objekti i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për të zhvilluar këtë aktivitet që vë në dukje një paradoks të madh të kësaj mendësie qeverisëse. Por që tregon edhe për një mungesë totale të planifikimit, ose të planifikimit për vetëm bizneset, që janë ankuar, dhe jo për arsimin, dijen e studentët që nuk i është lejuar hapësira e mësimit dhe studimit. Biblioteka nuk është vetëm hapësirë studimi e leximi, por edhe ndjesi e stimulimit për secilin studentë që studion në universitet. Qeveria duhet të gjejë zgjidhje për këto hapësira të leximit për studentët”.

Ky aktivitet i SKV-së përveç në Prishtinë është zhvilluar edhe në Prizren, Mitrovicë, Ferizaj, Gjilan, Viti, Gjakovë dhe Pejë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close