LAJME

Lutfi Haziri: Virusi të rrëzon, s’të pyet çka e kush je

Nën udhëheqjen e kryetarit të Gjilanit Lutfi Haziri është mbajtur mbledhja e vlerësimit ditor e Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Në këtë takim u bë e ditur se deri tani 750 qytetarë të Gjilanit kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 529 janë shëruar, raste aktive janë 191, të hospitalizuar janë 59 pacientë dhe mostra në pritje janë 24.

Që nga fillimi i pandemisë dhe deri tani fatkeqësisht 30 qytetarë nga Gjilani e kanë humbur betejën me COVID-19.

I pari i Gjilanit u ka bërë thirrje qytetarëve dhe bizneseve që t’i respektojnë me përpikmëri masat anti-COVID-19, si e vetmja mënyrë për ta parandaluar përhapjen e këtij virusi.

“Apeloj që t’i respektoni masat mbrojtëse – maskat, distancën sociale dhe mbajtjen e higjienës – kundër virusit të panjohur. Virusi nuk pyet çka e kush je. Të rrëzon përtoke e të merr me vete nëse nuk ruhesh!”, ka thënë Haziri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close