LAJME

Kush ishin Udbashët nga Gjilani që malltretuan qytetarët gjilanas

Një rrëfim prekës nga Ditari i Nijazi Musmuratit, tregon më së miri përjetimet e shqiptarëve gjatë kohës së okupimit serb, e më së miri malltretimet nga shqipfolësit udbash që nuk kursenin asgjë duke i rrahur e malltretuar vetëm e vetëm pse kërkonin liri shkruan 06 Press.

QËNDRIM NË ZYRË 20 DITË DHE NETË
“Dhuratë” prej Udbashëve Shqipfolës
(Nga Ditari Im) Nijazi Musmurati

Për ngjarjet që po shkruaj, nuk shkruaj se kam deshirë apo hobi, nuk shkruaj për tu popullarizuar ose lavdruar, por po i shpalosi ato të vërteta që më kanë ndodhur dhe i kam përjetuar. Përkundër disa të tjerëve që kanë patur shumë më shumë vuajtje, tortura, mbajtje burgjesh, humbje në njerëz etj. etj.ndoshta këto përjetimet e mia në krahasim janë minimale.
Por, dua t’i publikoj ato përballje, të vërteta dhe ndodhi me të cilat jam ballafaquar. Po më duket se duke i heshtur ngjarjet, një ditë do të harrohen dhe të mos dihet asgjë për ato peripeti.
Punoja në shkollën fill. “Selami Hallaçi”
të Gjilanit në vitin shkollor 1981/1982. Ndodhesha në shtëpi. Nuk kisha mësim at paraditë.
Rreth orës 11h bie zilja e shtëpisë. Me të dalur te porta (dera) shoh dy nxënëse të mia. Më thonë që të afrohem deri te shkolla, na ka porositë drejtori i shkollës.
Pas pak kohë nisem dhe drejt për në zyrën e drejtorit.
Atë kohë nëpër çdo shkollë u endnin puntorët shqipfolës të sigurimit.
Në zyrën e drejtorit kishte qenë udbashi shqipfolës Isa Bunjaku, i cili lexonte një revistë sportive në gjuhën serbe.
Përshëndes me një mirëdita. I drejtohem drejtorit se ç’far ka të re. Më thot me një zë të ulët se më kanë ftuar në telefon nga sigurimi i shtetit që të lajmërohesh në njërën nga zyret e tyre dhe përfundoi biseda. U ktheva për në shtëpi duke menduar të lajmëtohem apo mos të lajmërohem në zyrën e sigurimit shtetëror. Po të mos shkoja e dija që do të vinin në shtëpi të me mernin me forcë dhe kështu e trazoja familjen dhe ashtu të trazuar e kisha, sepse na kishin rrethuar me forca të shumta policore në një mëngjes të hershëm kur dhe e kanë prangosur dhe arrestuar vëllaun Basriun.
Vendosa të shkoj të lajmërohem. Kur arrita pran ndërtesës së sigurimit shtetror, te hyrja e ndërtesës kishte qenë Daut Morina – puntor i sigurimit, me të cilin kam qenë në një gjeneratë në shkollën Normale të Gjilanit. Vlenë të theksohet se në kohën e demonstratave të vitit 1968, Dauti vinte në shkollë me një gjemper kuq e zi ku përpara (në gjoks) e kishte të vizatuar një shqiponjë të madhe. Prej atëher kishte qenë bashkëpuntor besnik i UDB-ës.
Takohemi para ndërtesës së Sekretariatit të Punëve të Brëndshme dhe menjëher më thot mirë u bë që ke ardhë se po na duhesh pak. Ngjitemi shkallëve për në katin e dytë. Unë ecja pas tij dhe hymë në një zyrë.
Ai ulet si zakonisht në krye të vendit dhe unë u ula në një fotele afër derës.
Menjëherë filloi të më provokoj (edhepse ishim nxënës pesë vite të një gjenerate).
Më drejtohet me fjalët se ju të gjithë me familje dhe miq jeni bërë armiq të shtetit.
Mua nuk më lejonte hapësirë të lirë të flisja fare. Nuk u ndalte së foluri. Edhe vet nuk dinte se çka kërkonte nga unë. Her më qortonte, her më këshillonte e her her më kërcnonte. Pas shumë e shumë pyetjeve që m’i parashtronte, akuzave të imagjinuara dhe të pabazuara, përveq tjerash më thot: Si shkon te familja Malaj kur ata të gjithë janë dhe konsiderohen armiqë të shtetit.
Edhe vëllau juaj Basriu i cili gjindet këtu në burg te ne, në vend që t’i mësoj nxënësit miret me literaturë armiqësore duke i indoktrinuar nxënësit e pafajshëm, duke shpërndarë literaturë armiqsore, libra, revista, fletushka, pamflete etj. te profesorët, nëpër shokë dhe nxënës.
Ne jemi shtet shumë i fortë dhe nuk mundet askush me luajt dhe të na prishë Vëllazërim Bashkimin e farkuar me dekada të popujve të Jugosllavisë.
Unë për një moment i them: lej këto provokime se njihemi dhe më thuaj kush më ka ftuar. Ngritet nga fotelja dhe për një moment del nga zyra. Në zyrë kishte qenë Sinan Rexhepi puntor i sigurimit i cili qëndronte në këmbë, me shiqim nga oborri i burgut.
Pas dy tre minutash hyn në zyrë Selim Brosha – kryeshef, sëbashku me Dautin.
Selimi u ul në krye të vendit aty ku ishte ulur mëparë Duti (Morina) i cili tani rrinte në këmbë afër shokut të tij Sinanit.
Selimi menjëher filloi të flas me ton të ngritur dhe provokues duke më thën:
Ju nuk jeni në linjën që duhet të jeni. Nuk ndalet së foluri duke mos më dhënë shansë që të flas dhe unë. Me një zë të shpejtë dhe të ngritur përveq tjerash më thot: Pse shkon te Malajt aq shpesh, (ne i kemi njerëzit që përcjellin çdo kend dhe çdo lëvizje), nuk duhet ta përkrahësh Basriun dhe të distancohesh publikisht nga veprimet e tij. Keni qenë natën me kunatën (Ilmijën bashkëshortën e Basriut) te shtëpia e Hydajet Hysenit dhe keni dërguar diçka (vërtetë kemi qenë) sigurisht na ka parë dikush dhe ka spiunua. I them se kunatën e kam dërguar te babai i vet e jo te shtëpia e Hydajetit – nuk ndalet që t’i jap përgjegje fare.
Naimit (Malaj) djalit të motrës i ke thën që ta spërkatin fotografinë e Titos me ngjyrë të zezë (tush të zi). Naimin e kisha nxënës atë kohë. Ai e kishte spërkatë vet foton e Titos me tush të zi pa urdhërin dhe dijën time. Thuase unë e kisha obligim t’a ruaj foton e Titos.
Unë i them se te Malajt shkoj se e kam motrën; Basriun e kam vëlla, si të distancohet vëllau ndaj vëllaut dhe më ndërhyn menjëherë: Basriu është këtu te ne në burg dhe e dërgoj menjëherë në Serbi në burg dhe ate në Vranjë.
Naimin e përjashtoj menjëherë nga shkolla. Me u drejtonte se unë e kam obligim t’a ruaj foton e titos.
Unë i them me një gjakftohtësi dhe maturi se në dorë i keni dhe mund ta dërgoni ku të doni Basriun, dhe Naimin një nxënës të mitur mund t’a përjashtoni nga shkolla. Për një çast është ngritë në këmbë dhe ka filluar të vie nga dera ku isha ulur në fotele duke menduar se po del nga zyra. Posa më është ofruar ashtu siç kam qenë ulur më ka përvjedhur duke me rënë me tër forcën me grusht në fytyrë dhe jam ngritë në këmbë dhe në at moment kam sharë nënën duke i thënë si e sulmoni njeriun në besë. (Por sa qeni a ka besë, aq edhe një udbash në shërbim të Serbisë). Më kanë sulmuar Dauti dhe Sinani dhe më kanë rënë në fytyrë njëri me grusht e tjetri me një send të fortë dhe në at moment kanë hyrë edhe tre të tjerë që unë nuk i njhja (civil) dhe më kanë sulmuar duke më rënë aty ku kanë mundur. Për një moment humba vetëdijën dhe jam rrëxuar. Njëri nga ta më ka hedhë ujë në fytyrë. Janë dalë jashtë zyrës dhe më kanë mbyllë derën për një kohë. Pas një kohe ka ardhë një Ramadani i Gjylekreshtës (puntor apo më mirë të themi mashë në sigurimin e shtetit të atëhershëm) që mbiemrin ia kam harruar dhe filloi të më thot që t’i falësh se edhe ata mund të gabojnë. Po e shef edhe vet se me ç’far situate po përballemi për çdo ditë duke burgosë lloj lloj njeriu. Shpesh përdorte fjalën se Kosova është Serbi dhe Serbia është Kosovë. Më pastaj përseri më thoshte se a e ke ndi në ushtri parollën ” Ne jemi të Titos, Tito është i yni”. Askush nuk e detyronte t’i thoshte këto fjalë. Nga fliste (po shprehem popullorqe) në brëndi qeshja, kurse në pamjen e jashtme nuk mund të më vrente se mund të qeshja. Thjeshtë ishte mashë e çdo kujtë.Unë nuk flisja fare. Nuk di si ta përshkruaj përsonalitetin e këtij njeriu. Nuk dinte çka të më pyste dhe çka don të thoshte, sikur të mos ishte tamam dhe ka dalë nga zyra duke e mbyllë derën me qelës. Kam ndejtë disa orë ashtu vetëm.
Pas një kohe hyn Refik Thaqi, edhe ky një shef – hyzmeqar në shërbim të Serbisë, i cili më vonë në vitin 1984 i kishte rën në vesh motrës Rexhije e cila edhe sot nuk ndinë, dhe fillon të sillet sikur kur i dhimbsem, duke më thën se ka ndodhë një koinçidencë se edhe ata edhe unë mund të gabojmë.
Çka t’i thosha, vendosa të mos flas, duke mos i dhënë asfar përgjigje. Përseri më drejtohet: Kosova i ka të gjitha të drejtat si të gjithë popujtë tjerë të Jugosllavisë (thua se Kosova u mvarte vetëm prej meje), çka jeni qu peshë me këtë parullë Kosova Republikë. Disa grupe të vogla të rinjësh që po e përdorin këtë parullë, që si njef askush, disa rrugaqë të rrugëve që nuk mësojnë, disa kapadai të cilët i kemi këtu në burg, kurr ajo ëndërr e tyre nuk ka me u realizu. Kërkesa apo parulla Kosova Republikë është e dëmshme dhe kundërrevolucionare, irredentiste, e pa pranueshme dhe më shumë se armiqsore.
Unë mendoja në vete me kënd është duke biseduar (me veten, me murin apo me mua) sepse her u kthente nga vehtja, her shiqonte murin e më rrallë mua.
Ngritet dhe del nga zyra pa më dhënë fare rastin të flas. Përseri mbetëm vetëm në zyrë. U terrua.
Papritmas hyn në zyrë udbashi Isa Bunjaku me një kese në dorë duke më sjellë ushqim dhe e vendosë në tavolinë duke më këshilluar që të ha dhe doli. Unë nuk ngrëna tër ditën dhe tër natën edhepse isha i uritur.
Në një çast vijnë dy gardian. Njëri ishte shqiptar e tjetri serb. Njërin e njihja. Ishte një Zjadin nga Përlepnica e Gjilanit me banim në Gjilan. Nuk më kujtohet mbiemri i tij. Më thonë që të vish me ne dhe më dërgojnë në një zyrë tjetër.
Vonë nga mesnata më sjellin një krevat sport që shtrihet dhe mbyllet për te fjetur.
Në këtë zyrë kam qëndruar 20 ditë dhe netë dhe gjithëherë më kanë sjellë at shtrat që përmenda më lart për të fjetur.
Bukën ma sillnin gardianët kur ju jepshin të burgosurve në burg.
Në këtë zyrë punonin një Radovan (që mbiemrin nuk ia dija i cili ishte një lloj shefi dhe Ismajl Turku që i thonin at kohë, të cilin e njihja si figurë dhe kisha ndi fjalë të mira për te karshi sjelljeve të tij. Nuk jam i njëanshëm edhe pse ndodhesha në këtë zyrë.
Këta të dy kanë patur sjellje jashtzakonisht të mira ndaj meje. Ishin më të ngritur dhe më të formuar se të tjerët. Vlenë ta them edhe këtë se Ismajl Turku nuk më kujtohet mbiemri, çdo herë më sillte gazetën – “Rilindjen” për t’a lexuar.
Pas përfundimit të orarit të punës, kur në zyrë nuk ishte askush, në një moment hyn Udbashi Ismet Kastrati. Edhe me këtë kam qenë 5 vite në Shkollën Normale. Në at kohë si nxënës e barte në sako një emblemë të Skënderbeut. Profesori i nderuar dhe shumë i rrespektuar Mehmet Halimi na ligjëronte Gjuhë dhe Letërsi Shqipe dhe kur ia shihte emblemën e Skënderbeut në sako (nga kurreshtja për emblemën) gjithnjë i thoshte hajde ti Skënderbeg përserite mësimin (duke mos e ditur profesori i nderuar se mund të rrezikohej nga nxënësi i cili prej atëher kishte bashkëpunuar me UDB-ën). Edhepse njiheshmi nga shkolla Normale kishte shumë sjellje të cekta, cinike dhe poshtruese. Mes tjerash më thot se po me dhimbsen fëmijtë e Basriut, se Basriu si e ka lypë e ka gjetë.
TEUTA vajza e madhe e Basriut krahas shkollës së rregullt shkonte edhe në shkollën e muzikës drejtimi i violinës.
Në gara të mbajtura kishte zënë vendin e parë dhe ishte caktuar që të përfaqësoj Kosovën në garat Federative nëse nuk gaboj në Shkup dhe i thonë profesorët që të përgaditet.
Mirëpo, në momentin e fundit nga sigurimi i shtetit ju thonë se kushdo tjetër mund të shkoj përveq Teutës.
Profesorit IZET KALLABA dhe të tjerëve ju kishte ardhur shumë keq dhe ishin ndirë shumë të prekur nga ky skenar.
Profesor Izetit i them se kalon edhe kjo fortunë (vërtetë ishte prekur shumë).
Udbashi shqipfolës Ismet Kastrati më thot se Basriu i ka marë në qafë edhe fëmijtë e vet. Edhe vajza e tij nuk mund të mer pjesë në gara shkaku i Basriut.
I them fare mos u merakos për fëmijtë e Basriut. U mundonte sikur të ishte i afërt me mua dhe se po i dhimbsen shumë fëmijtë e Basriut dhe doli duke e mbyllur zyrën me qelës.
Pas çlirimit punoi në vend të ndishëm dhe ate i graduar.
Nuk jam për ate që mos të punojnë, por jo në vende me përgjegjësi. Institucionët dhe liderët tanë janë treguar jokoshient karshi të bëmave dhe dëmeve që i kanë sjellë popullit dhe shtetit të Kosovës.
Nuk duhet të heshtin të gjithë ata që kanë kaluar nëpër zyra dhe labirinthe të sigurimit të atëhershëm të shtetit.
Mos të mendojnë të gjithë ata udbash shqipfolës që kanë bërë tortura ndaj shumë e shumë të rinjëve dhe të rejave të pa fajshme ku shprehin gjithë mllefin e grumbulluar mbi ta se do të harrohen.
Nganjëherë hynte në zyrë edhe Ramadan (i Gjylekreshtës) që nuk më kujtohet mbiemri, njeri i pa ditur fare, njeri sharllatan, njeri nuk dinte çka fliste, përdorte një fjalor banal dhe të qoroditur që njeriu nuk mund ta mer me mendë, njeri shumë naiv dhe denigrues ku në mes tjerash në mesin e këtyre dy nëpunësve që punonin në këtë zyrë që iu përmenda emrat më lart, në mes tjerash ju drejtohet duke më thënë: Citoj fjalët e këtij argati shqipfolës në shërbim të çdo kujt duke u munduar që të më poshtroj me lloj lloj fyerje. Citoj fjalët e tij “A po e shihni këtë që e keni në zyrë, (duke menduar se po ju hyn në hatër) ky i ka përdhunua nxënëset e veta edhe ate të shkollës fillore, të kishin qenë të shkollës së mesme hajde hajde”.
Për nga natyra jam i qetë, i rezervuar dhe i durueshëm.
Për një moment më vëloi gjaku dhe për një çast u ngrita në këmbë duke e shtyrë me forcë aq sa kam mundur për xhoksi duke i thën humb mor sharllatan, more i fëlliqur.
Është ngritë Ismajl Turku po edhe ky Radovan … dhe i drejtohen që menjëher të del jasht dhe asnjëherë të mos vish më në zyrën tonë. Dhe ashtu ndodhi.
Pas kësaj askush nuk më ka hy në zyrë të më thot gjë, vetëm gardianët kur më sjellnin bukën dhe shtratin pë të fjetur.
Gjatë qëndrimit në këtë zyrë, çdo natë vonë sillnin të burgosur ku i rrahnin, i fyenin, i poshtronin, i kërcnonin, shantazhonin, terrorizonin dhe torturonin. U ndishin ulërimat dhe britmat e tyre të tmerrshme. Hë….. nënën e nënës shanin udbashët shqipfolës duke ju thënë: a po doni republikë dhe i shfrynin epshet e tyre shtazarake duke përdorë dajak mbi të burgosurit. Sot më rrënqethet trupi kur i ndija ato britma nga zyrët tjera. Këto tortura i bënin udbashët shqipfolës.
Pas qëndrimit 20 ditë dhe netë më kanë liruar.
Kjo ka ndodhur në muajin Maj të vitit 1982, do të thot nga fundi i vitit shkollor dhe në Shtator të po këtij viti (1982) më largojnë nga procesi mësimor si i papërshtatshëm ideopolitikisht duke mos punuar deri në vitin 1989.

Gjilan, 21.08.2020

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close