LAJME

A duhet të kthehen fëmijët në shkolla në Shtator?

Nga suksesi i tyre akademik tek aftësitë e tyre sociale dhe shëndeti mendor, pandemia është krizë për fëmijët e sotëm – dhe pasojat mund t’i ndjekin ata për pjesën tjetër të jetës së tyre.

Përgatiti: Shpresa Osmani

Sipas këtij artikulli nga BBC, mbyllja e shkollave është një nga mjetet më të dukshme – dhe të diskutueshme – me të cilat Covid-19 po prek të rinjtë. Sipas UNESCO-s, arsimi i mëse 1.6 miliardë nxënësve në 190 vende të botës deri më tani është afektuar, dhe kjo përbën 90% e fëmijëve të moshës shkollore në botë.

Dhe deri më sot, është ende e paqartë nëse ka plane të përcaktuara për hapjen e shkollave të rreth gjysmës së këtyre fëmijëve. Ka pasur shumë debate mbi rolin e saktë që ka mbyllja e shkollave si masë për parandalimin e virusit.

Ka vetëm mbi tetë muaj që kur saga e koronavirusit u raportua për herë të parë në Wuhan, që do të thotë se të dhënat që përshkruajnë transmetimin e tij dhe efektet e ndonjë mase të veçantë janë ende të paqarta dhe të pastudjuara nga ekspertët mirfilli.

Sipas Richard Armitage nga divizioni për shëndet publik dhe epidemiologji në Universitetin e Nottingham, pyetjet legjitime shkencore në lidhje me efektivitetin e mbylljeve të shkollave nuk duhet të merren si justifikim për rihapjen e tyre para kohe. Ne e dimë se transmetimi i virusit është më i lartë në hapësira të dendura dhe të mbyllura. Megjithëse rreziku për fëmijët mund të mos jetë aq i lartë sa rreziku për të rriturit që i mësojnë ata, virusi duket se ka pasur me raste një reagim ekstrem edhe në disa raste pediatrike.

Me rëndësi është se fëmijët mund të bëhen bartës të cilët transmetojnë virusin te anëtarët më të ndjeshëm të shoqërisë, siç janë gjyshërit e tyre. Fakt tjetër është se fëmijët nuk janë gjithmonë shumë të kujdesur për higjenën e tyre. Gjithë këta faktor mund të bëjnë një rikthim të plotë në normalitet të pamundur për shumicën e fëmijëve në muajt e ardhshëm. Shtuar streset e tjera nga të jetuarit në izolim apo karantinë, që mund të shkaktojnë pasoja të rënda siç janë: vonesë në zhvillimin njohës, emocional dhe shoqëror.

Për nxënësit që janë në periudhen kritike të adoleshencës, madje mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve mendore. Supozohet se familjet e varfura do të goditen më shumë, izolimi (që tek disa prindër ka shkaktuar papunësi) do të zgjerojë pabarazitë ekzistuese në të gjithë globin, pasojat mund të ndihen me vite. “Fëmijët në disavantazh social janë ata që do të paguajnë çmimin më të madh, pasi që nuk do të kenë mbështje në dispozicion për t’u” ngritur “pasi të ketë kaluar kërcënimi pandemik,” thotë Armitage.Hendeku i arritjeve Le të shqyrtojmë së pari pasojat për zhvillimin intelektual të fëmijës.

Disa të dhëna për këto efekte vijnë nga studimet për mbylljen afatshkurtur të shkollave për shkak të borës. Në vitin 2007, Dave Marcotte, një profesor në çështjet publike në Universitetin Amerikan në Washington DC, ekzaminoi rezultatet e testeve të standarizuara të klasës së tretë, të pestë dhe të tetë në Maryland.

Efektet e mbylljes së shkollave ishin më të mëdha për fëmijët më të vegjël, me çdo ditë të humbur duke rezultuar në rreth 0.57% më pak fëmijë që arrinin në notat e pritura në lexim dhe matematikë. Shkolla humbi rreth 5 ditë në total, për shkak të motit të keq – duke rezultuar në një rënie prej 3% të nivelit të përgjithshëm të rëniës në nxënie. Pra, shihet qartë që madje edhe periudhat relativisht të shkurtëra të kohës jashtë arsimit mund të kenë ndikim në rënien e arritjeve. Megjithatë, nuk janë vetëm mundësitë e humbura për të mësuar që duhet të merren parasysh gjatë krizës aktuale. Shqetësimi më serioz është se, kur shkollat ​​mbyllen për periudha të gjata, shumë fëmijë do të fillojnë të harrojnë atë që ata tashmë e dinë. Kjo paraqet regresion që do të jetë shumë më i vështirë për t’u korrigjuar. Marcotte tregon për studimet e progresit të fëmijëve gjatë vitit shkollor. Siç dihet, shumica e fëmijëve tregojnë përmirësime të qëndrueshme përgjatë periudhave mësimore, por kjo mund të regresohet – nganjëherë rrënjësisht – gjatë pushimeve të gjata verore, veçanërisht në lëndë si matematika. “Në Shtetet e Bashkuara, rreth 25% e asaj që fitohet gjatë vitit akademik humbet gjatë verës,” thotë Marcotte.

Nëse shkollat ​​nuk rihapen në shtator, shumë fëmijë do të kenë kaluar shumë muaj rresht larg shkollës – një kohë të paprecedntë larg edukimit, do të thotë se ne nuk mund thjesht të mbështetemi nga të dhënat ekzistuese të shënuara më lart. “Ne thjesht ende nuk e dimë nëse është një rritje lineare e humbjes së mësimit, apo nëse mund të jetë diçka edhe më e madhe dhe më komplekse se kaq” thotë Marcotte. Duke pasur parasysh që koha e kaluar në edukim rrit IQ – në, kjo mund të rezultojë në efekte serioze, të përjetshme në aftësitë e tyre njohëse. Tutje, Marcotte shpreson se përpjekjet për të mësuar në distancë mund të ndihmojnë për të parandaluar këtë regres në arritje, por është skeptik që mund të bëjë plotësisht ndryshimin. “Bërja e lidhjeve në mësime dhe kalimi i kohës me bashkëmoshatarët dhe përqëndrimi në mësime; është shumë më e lehtë kur jeni në të njëjtën dhomë dhe jeni të angazhuar” thotë ai. Në skenarin më të keq, disa nxënës në të vërtetë mund të “regresojnë” edhe më shumë sesa do të bënin gjatë një pushimi normal të shkollës, thotë ai, pasi atyre gjithashtu do t’u mungojë mundësia për aktivitete intelektuale shtesë si mësime muzikore, vizita në muze dhe bibliotekë, apo kampingje.

Fëmijëve do t’u mungojë përforcimi i rregullt i asaj që kanë mësuar në shkollë dhe të gjitha këto shanse për të zgjeruar njohuritë dhe kuptimin e tyre të përgjithshëm për botën. Zgjerimi i pabarazive Jo të gjithë fëmijët do të preken në të njëjtën mënyrë – duke bërë që disa ekspertë të kenë frikë se kjo do të zgjerojë hendekun (tashmë shumë domethënës) në arritjet arsimore midis familjeve më të pasura dhe më të varfra. Ne e dimë, për shembull, se humbja e mësimit gjatë pushimeve verore në SHBA varet nga sfondi i fëmijës.

Disa studime kanë zbuluar se fëmijët më të pasur në të vërtetë përmirësojnë performancën e tyre të leximit gjatë kësaj periudhe, ndërsa janë familjet më të varfra ato që kanë tendencë të tregojnë humbje më të mëdha, pasi ato kanë më pak burime arsimore gjatë festave e pushimeve. Ndërsa qeveritë po përpiqen të inkurajojnë shkollimin në shtëpi(online), ky shkollim mbështetet në një kompjuter të mirë, lidhje të shpejt në internet dhe një dhomë të qetë për të studiuar. Shkollimi në shtëpi gjithashtu supozon se vetë prindërit janë të arsimuar mjaftueshëm dhe kanë kohë të mjaftueshme për të ndihmuar fëmijët në mësimet. “Ky supozim për fat të keq nuk qëndron gjithmonë, që do të thotë se zhvillimi akademik i shumë fëmijëve do të ndalet gjatë mbylljes së shkollës, veçanërisht për ata në disavantazh socio-ekonomik duke zgjeruar më tej hendekun e arritjeve,” thotë Armitage.

Një studim i kohëve të fundit nga Mbretëria e Bashkuar zbuloi se fëmijët nga familjet më të pasura po shpenzojnë rreth 30% më shumë kohë për të mësuar në shtëpi sesa ata të familjeve më të varfëra. Këto pabarazi nuk do të mbarojnë pasi shkollat ​​fillojnë të rihapen. Hulumtimi nga Alison Andrew, Sarah Cattan, Monica Costa Dias dhe kolegët të tjerë nga Instituti për Studime Fiskale, një qendër studimi në Londër tregojnë se familjet më të varfra janë më pak të gatshëm të lejojnë fëmijët e tyre të kthehen në arsim. “Nga gjetjet tona kemi mësuar se kush është prekur më shumë nga koronavirusi. Pra individë të varfurit kanë më shumë gjasa të ekspozohen,” thotë Alison Andrew. Vlen të kemi parasysh se efektet ekonomike të virusit – siç janë humbjet e vendeve të punës – pritet të rrisin varfërinë në përgjithësi. Nëse qeveritë nuk ndërmarrin asgjë për të ndaluar këto përçarje të amplifikuara të klasave, efektet mund të zgjasin me vite. “Sa më i ri të jeni, aq më shumë ka të ngjarë të ketë pasoja në jetën tuaj rinore,” thotë Van Lancker. “Ne e dimë se këto efekte grumbullohen me kalimin e kohës.” Shendeti mendor Ndërsa zhvillimi intelektual i fëmijëve mund të jetë ndër pasojat më të dëmshme, shumë gjëra tjera janë në poaq rrezik.

Mësuesit shpesh janë njerëzit e parë që vërejnë përkeqësim të shëndetit mendor në mesin e nxënësve të tyre, dhe për t’i inkurajuar ata të kërkojnë trajtim, dhe shumë shkolla ofrojnë këshillime dhe psikoterapi në vend. Në Kosovë fatkeqësisht nuk e gëzojn të gjithë këtë “privilegj”. Për shembull, në SH.B.A., rreth 13% e adoleshentëve marrin kujdes shëndetësor nga shkollat ​​e tyre. Në të vërtetë, për një pjesë të konsiderueshme – 35% – të adoleshentëve që trajtohen për çështje të shëndetit mendor, shkollat ​​janë burimi i vetëm i mbështetjes për problemet e tyre. Tani më kemi edhe ndihmë nga distanca, por të ashtuquajturat “shërbime shëndetësore telementale” nuk janë ideale – pasi fëmijët përballen pikërisht me të njëjtat barriera që e vështirësojnë mësimin në distancë. “Shërbimet e shëndetit mendor gjithashtu përfshijnë një shkallë të intimitetit, dhe jo të gjitha familjet kanë kushtet për ta lejuar këtë,” shpjegon Ezra Golberstein Profesoreshë në Shkollën e Shëndetit Publik të Universitetit të Minesota. Edhe një herë, sigurisht do të jenë familjet më të varfra që do të vuajnë më shumë. Pa kontakte të rregullta me nxënës, mësuesit dhe psikologët gjithashtu nuk do të jenë në gjendje të raportojnë raste të dyshuara të abuzimit. Për shumë fëmijë, shtëpia është një vend i pakëndshëm, i padëshirueshëm dhe i pasigurt, dhe shkolla ofron një strehë shumë të nevojshme,» thotë Armitage.

Golberstein tregoi një analizë të fundit të të dhënave nga Florida, e cila gjeti një ulje prej 27% të rasteve të abuzimit gjatë marsit dhe prillit 2020. Duket shumë e pamundur që abuzuesit të kenë ndryshuar rrugët e tyre gjatë kësaj periudhe, duke sugjeruar që një numër i madh i rasteve po raportohen ne media si rezultat i mbylljes në shtëpi. E vërteta e hidhur është se sasia e abuzimit të fëmijëve – dhe në të vërtetë të gjitha llojet e abuzimeve në familje – janë rritur përgjatë gjithë pandemisë. “Nëse njerëzit janë të kufizuar në familje të mëdha dhe jetojnë në rrethana të privuara, kjo tashmë shoqërohet me mundësinë e lartë për abuzim në familje,” thotë Van Lancker. Dhe të paktën për momentin, shumë prej këtyre krimeve mund të fshihen nga pandemia. Adoleshenca konsiderohet të jetë një periudhë kritike për zhvillimin dhe trajtimin e çështjeve të shëndetit mendor – dhe nëse ato probleme lihen pa u trajtuar, ato mund të jenë shumë më të vështira për t’u korrigjuar në jetën e mëvonshme. Zhvillimi i penguar Pasojat më të mëdha të shpërthimeve emocionale – përfshirë ankthin e rritjes gjatë një pandemie globale dhe frikën për anëtarët e familjes – mbeten për tu parë. Por fëmijët leht perceptojnë shqetësimet e prindërve të tyre – pavarësisht nëse ata shqetësohen për sëmundjen, humbjet e vendeve të punës apo izolimin. Si krahasim, Louise Dalton dhe Elizabeth Rapa në departamentin e psikiatrisë në Universitetin e Oksfordit tregojnë për hulumtime mbi fëmijët e personave me HIV ose kancer. Shpesh, fëmijët e vegjël përfshihen në “të menduarit magjik” – duke besuar se mendimet ose sjelljet e tyre janë shkaku i ngjarjes. “Ata përfundojnë duke fajësuar veten” thotë Dalton – e njejta gjë mund të ndodh edhe gjatë kësaj krize me pandemi. Për fëmijët ose adoleshentët e çdo moshe, pasiguria dhe humbja e lirisë së tyre do të jetë e vështirë për t’u përpunuar dhe mund të çojë në probleme afatgjate të sjelljes. Fatkeqësisht, Dalton dhe Rapa mendojnë se prindërve nuk u janë dhënë informacione të mjaftueshme për këto çështje dhe mënyrën e trajtimit të tyre. “Nevojat emocionale të fëmijëve janë lënë pas dore plotësisht në këtë moment,” thotë Rapa.

Pra, megjithëse fëmijëve u është dhënë materiale e bollshme mbi efektet fizike të sëmundjes dhe mënyrat për të shmangur ngjitjen, fushatat shëndetësore qeveritare kanë dhënë shumë pak udhëzime se si të përballen me stresin. “Fëmijët tani janë ekspertë në transmetimin e viruseve, por ata nuk po mësohen se si mund të flasim për shëndetin mendorë dhe të merremi me gjëra të tilla të rëndësishme. Gjithashtu është ende e paqartë se si izolimi dhe distanca fizike mund të ndikojnë në zhvillimin e aftësive socio-emocionale, si vetërregullimi i ndjenjave, ushtrimi i vetëkontrollit dhe menaxhimi i konflikteve me bashkëmoshatarët. Tani dihet se shkolla është thelbësore për të ndihmuar fëmijët të piqen – veçanërisht nëse prindërit e tyre nuk po modelojnë ato aftësi në shtëpi – dhe koha e duhur mund të vonojë përparimin e tyre. Në përgjithësi, fëmijët me më shumë motra duket se zhvillojnë aftësi sociale në një ritëm më të shpejtë, kështu që mund të jenë fëmijët e vetëm në familje që preken më shumë. (Megjithëse këta fëmijë mund të përfitojnë në mënyra të tjera – prindërit e tyre ndoshta mund të kalojnë më shumë kohë duke i ndihmuar ata personalisht me mësimin në shtëpi, për shembull.) Nuk ka përgjigje të lehtaNuk ka zgjidhje të lehtë për këto çështje. Për të parandaluar zgjerimin e pabarazive në arsim, mësuesit duhet të ofrojnë alternativa për punën që kërkon një kompjuter ose lidhje interneti, për shembull. “Mësuesit duhet të jenë të sigurt se fëmijët janë në gjendje t’i kryejnë detyrat e tyre, madje edhe në kushte të privuara”, thotë Van Lancker. Qeveritë gjithashtu mund të zbatojnë skema si “bibliotekat e lëvizshme” për t’u siguruar që fëmijët të marrin materialet e leximit që u duhen. “Këto janë gjëra të vogla, por ato vërtet mund të bëjnë ndryshime në vazhdimin e mësimit,” shton ai. Në planin afatgjatë, shkollat ​​do të duhet të shohin me kujdes fëmijët që janë goditur më shumë nga kriza dhe të konsiderojnë masa speciale që mund të ndihmojnë për të kompensuar humbjet.

Në përgjithësi, Rapa dhe Dalton argumentojnë se prindërit dhe kujdestarët duhet të kenë biseda të hapura dhe të ndershme me fëmijët e tyre për emocionet që po ndjejn gjithë familja si rezultat i pandemisë. Tundimi mund të jetë të vendosësh një fytyrë të guximshme për situatën, por thjesht të injorosh tensionet themelore vetëm do të zmbrapsesh, thonë ata. Për këtë arsye, ata së fundmi kanë krijuar një video ku përshkruajnë mënyrat më konstruktive për të pasur ato biseda. “Sapo të gjithë fillojnë të flasin për streset, gjërat bëhen më mirë,” thotë Rapa. Vetëm me një përpjekje të bashkërenduar nga prindërit, mësuesit, punonjësit social, psikiatrat dhe politikanët mund të jemi të sigurt se fëmijët e të gjitha klasave mund të dalin nga kriza, dhe të jenë të gatshëm për të përballuar dhe lulëzuar në botën e pas-Covid-19.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close