LAJME

Veterani i UÇK-së nga Gjilani, u dënua nga policët në Graçanicë pasi ia panë librezën

Ish-ushtari i UÇK-së, Naim Beqiri, ka disa vjet që e ushtron profesionin e fermerit.

Por të mërkurën derisa po kthehej për në Gjilan nga një fabrikë e kërpudhave, në Graçanicë atë e ndali një patrullë e policisë, raporton KOHA.

Me arsyen se automjetit të tij i kishte skaduar data e regjistrimit, ai ishte gjobitur me 150 euro.

Në fakt, automjetit të Beqirit nuk i skadon regjistrimi deri më datën 26 të këtij muaji.

“I kërkuan dokumentet, edhe me thanë duhet më të dënu. I pyeta pse? Më thënë futu në makinë”, tha Beqiri.

Megjithatë, arsyetimet e Beqirit nuk u morën parasysh dhe ai u dërgua në stacionin policor në Graçanicë.

Ai thotë se pos që ia kanë marrë tabelat, edhe është maltretuar psikikisht nga policët nga komuniteti serb vetëm pse ia kishin parë librezën e veteranit.

“Kur e kuptuan që kam qenë pjesë e UÇK, kam pasur një maltretim”, shtoi ai.

Beqiri ka shtuar se e ka njoftuar edhe Inspektoratin Policor lidhur me rastin.

Në IKP kanë thënë se në momentin që ka elemente të veprës penale, ndaj atyre policëve do të merren masa.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close