LAJME

Gjilan, autobusët bojkotojnë punën për shkak të tarifës hyrëse në Stacion

Kompanitë e autobusëve në Gjilan kanë bojkotuar shërbimet sot në shenjë proteste për shkak të “mos përballimit të e tarifë së lartë” në kohë pandemie.

Një kompani në kushte anonimiteti ka deklaruar për KALLXO.com se po kërkojnë zbritjen e pagesës për peron për 50 për qind nga ana e Stacionit të Autobusëve në këtë komunë, pasi që sipas tyre, për shkak të COVID-19 nuk kanë shumë punë.

Ata kanë paralajmëruar se protesta do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim.

vazhdim.

Lidhur me këtë çështje KALLXO.com ka kontaktuar me drejtorin e ndërmarrjes publike lokale “Stacioni i Autobusëve” në Gjilan, Avni Hajrullahu.

Hajrullahu e ka quajtur të pabazë iniciativën e kompanive, pasi që siç thotë ai, kjo ndërmarrje nuk mund t’i mbuloj dëmet e shkaktuar nga COVID-19. Ai tha se për këtë duhet të kërkojnë ndihmë nga Qeveria e Kosovës.

“Tarifat apo pagesat për peronizime siç duhet te quheshin është e pamundur për tu hequr nga Stacionet, sepse ne qeverisemi ne baze te vetëfinancimit dhe te vetmin burim te të ardhurave e kemi pagesën e peronizmeve. Është kërkesë e pa bazuar, sepse N.P.L. Stacioni Autobusëve Sh.a Gjilan eshte i vetmi nga stacionet e Kosoves qe nga 27 korrik e gjer me 15 Gusht ka liruar peronizimet për 40% për te gjitha kategoritë (marrëveshje e nënshkruar me shoqatën e operatoreve) dhe te njëjtit nuk iu kanë përmbajtur marrëveshjes duke mos i paguar retroaktivisht obligimet qe janë krijuar për atë kohë. Dhe me date 16 kemi rikthyer pagesat të kanë qenë për me shume se 15 vite”, ka deklaruar ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close