LAJME

A bëri Prokuroria e Gjilanit spektakël mediatik me rastin e inspektorëve?!

Dje, Prokuroria e Gjilanit lëshoi një Komunikatë për Media ku thuhej se janë arrestuar pesë inspektorë komunal për falsifikim të dokumentit zyrtar.

Pas dërgimit në mbajtje, më pastaj janë liruar.

Prokuroria ishte shprehur se “Ekziston dyshimi i bazuar se, të dyshuarit SH.K., B.D., A.I., A.F. dhe E.R., më 15 gusht 2020 si persona zyrtarë, gjatë inspektimit në kafiterinë ‘’Lujo Pub’’, në Gjilan, në asistencën e policisë së Kosovës, lidhur me implementimin e masave të sigurisë, përkitazi me pandeminë për COVID 19, kanë përpiluar dokument zyrtar – procesverbal duke shënuar të dhëna të rreme, nga gjendja faktike, me ç’rast kanë përpiluar raportin me shkrim se në atë lokal gjithçka është në rregull, edhe përkundër faktit se aty kishte një numër të konsiderueshëm të klientëve, duke mos u respektuar distanca sociale dhe rregullat e tjera të parapara nga Qeveria e Kosovës”.

Bazuar në këtë njoftim, mund të shtrohen shumë pyetje të tjera. Përpos inspektorëve edhe segmentet e tjera institucional kanë pasur obligime ligjore për të ndërmarrë masa në parandalimin e shpërndarjes së Covid 19. Pse pikërisht këta pesë inspektorë u ndaluan dhe më pastaj u liruan. A ishte me të vërtetë vendimi mbi masën e paraburgimit i drejtë, apo kemi të bëjmë me ndonjë inskenim apo kurdosje që nuk shihet në publik.

Për këtë çështje ka reaguar edhe Kryetari i Gjilanit z. Lutfi Haziri ku ka dalur në mbrojtje të Inspektorëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close