LAJME

Mustafa e “godet” Lutën, e quan kryefalsifikator, e akuzon se kurdisi shitjen e fabrikës së radioatorëve

Qemajl Mustafa: E keqja goditet në kokë, nuk kapet për bishti

Lidhur me ndalimin e pesë inspektorëve komunal në Gjilan, ka reaguar kryetari i degës së PDK-së në Gjilan Qemajl Mustafa.
Ja çfarë ai shkruan në profilin e tij ne Facebook;

“Organe të ndjekjes e të drejtësisë,
E keni huqur sërish.
Arrestojeni kryefalsifikatorin e Gjilanit, e ai është hiç më pak se vet kryetari Haziri.
A ju kujtohet kurdisja e shitjes dhe hisja e Lutës (e faktume me letra) në privatizim të ish Jugotermit?
A ju kujtohet “mirënjohja” e Trumpit për Luten?
A ju kujtohet pritja “madhështore” që iu bë Lutës në një komunë të Kanadës me billborda falso?
A ju kujtohen mirënjohjet e organizatave të paqes pēr këtë “paqësorin” tonë të spikatur?
A ju kujtohen titujt falso të heronjëve të familjes e të fisit të tij?

Mos shkoni gjurmëve të tij por, qëllojeni krimin aty ku duhet – në kokë!

Përndryshe do të mbeteni në kujtesën tonë kolektive si kreatorë dhe si hisedarë të tij.”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close