LAJME

Lutfi Haziri: Policia e Inspektorët në Gjilan kanë pasur rivalitet mes vete

Policia e Gjilanit mbrëmë kishte arrestuar 5 inspektorë komunal.

Por, pasditën e sotme të katër inspektorët dhe pronari i kafiterisë janë liruar.

Për arrestimin e tyre ka reaguar edhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Në konferencën para gazetarëve, Haziri ka thënë se inspektorati bashkë me shëndetësinë ishin protagonistët kryesorë në përballje me pandeminë Covid 19.

“Kam besuar dhe punuar qe policia dhe inspektorati të punojnë me partneritet. Mbrëmjen e kaluar doli që ka pas rivalitete e për pasojë policia dërgon në ndalim katër inspektorë kimunal, tê cilët baraz me mjekët kanë punu në parandalim. Po duket e mjegulluar kjo punë që 157 ditë kanë punu në mbarëvajtjen e masave pandemie, inspektoriati komunal ka punuar pa orar e me përkushtim. Nëse ka pasur shkelje të detyrës janë masat administrative që vetëm kryetari i Komunës ka autorizime në kohe pandemie me ndërrmarë. Ky është abuzim me detyrë po ashtu Kryetari i Komunës merre masat. Nëse kemi keqpërdorim me ryshfet e korrupsion atëherë sektorët e policisë kanë autorizime së bashku me prokurorinë”, ka theksuar Haziri. /radiostar/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close