LAJME

Lajm shumë i mirë: Spitali i Gjilanit bëhet me oksigjen të vetin

Me rritjen e numrit të pacientëve me oksigjeno terapi në Spitalin Rajonal të Gjilanit, është rritur edhe nevoja për më shumë bombola oksigjeni, për shkak të kërkesës së madhe spitalet janë detyruar që me burime vetanake të blejnë bombola oksigjeni.

Por tani drejtori i Spitalit të Gjilanit Nistret Harullahu ka bërë një punë të jashtëzakonshme duke funksionalizuar aparaturen e oksigjenit që ishte blerë më parë nga menaxhmenti i atëhershëm ë cilin e kishin shfrytëzuar vetëm një vit.

Drejtori i këtij spitali, Nisret Hajrullahu, thotë se për shkak të kërkesës së madhe janë detyruar që me burime vetanake të blejnë bombola oksigjeni.

Tash ai ka bërë të ditur se në Spitalin e Gjilanit së shpejti funksionalizohet sistemi i aparaturave të oksigjenit, pasi ky institucion në vitin 2016 kishte blerë këtë sistem të oksigjenit mjekësor por që nuk ishte funksional.

“Aktivizimi i këtij aparati do të ndihmojë, nuk po mund me parashiku se a do të jemi autonom veq me këtë aparat apo do të na duhet ndihmë përmes bombolave të oksigjenit”, thotë drejtori.

Kjo, sipas tij, do ta lehtësojë trajtimin e pacientëve që kanë nevojë për të pasi pandemia ka rritur enorm shpenzimin e oksigjenit në këtë spital sikur edhe në institucionet tjera shëndetësore në vend.

Për këtë projekt është kontraktuar një kompani. Në këtë spital janë të shtrirë mbi 30 pacientë me koronavirus që po trajtohen me oksigjenoterapi, sipas drejtorit Hajrullahu.

Ai shton se përkundër këtyre vështirësive asnjë pacientë që po trajtohet në Spitalin e Gjilanit nuk ka mbetur pa shërbim në këtë kohë të pandemisë.

Sipas tij, nevoja për oksigjeno-terapi është rritur në mënyrë enorme kohëve të fundit për shkak të numrit të madh të të infektuarave me virusin korona.

Ndryshe, në Kosovë, sipas regjistrit të Agjencisë Kosovare për Produkte Mjekësore, janë të licencuara vetëm dy kompani për oksigjen mjekësor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close