MAGAZINA

Aromë “konflikti” mes reperëve gjilanas: Fero ‘fyen dhe provokon’ grupin “Ekipa e Zezë”

Reperi kontravers nga Gjilani – FERO, ka ngjallur debat gjatë ditës së sotme. Ai iu ka kërkuar duel rep artistëve më të njohur të tregut muzikor.

Përpos që ka kërkuar duel me Mc Kreshën, Lyrical Son, Bim Bimën e Ergenin ai ka fyer dhe provokuar anëtarët e Ekipës Zezë, grup i cili drejtohet nga rep artisti i njohur Blleki.

Bim Bimma ka zgjedhur t’iu kundërpërgjigjet FERO-s duke i thënë se e pret në Prishtinë për duelin, mirëpo ky i fundit në reagimet e fundit në Instagram e ka bërë një lëvizje taktike dhe duket se është tërhequr. E gjitha kjo duket se ishte vetëm një lëvizje e tij për të ngjallur debat.

Debati duket se nuk do të përfundojë vetëm me fjalë. Provokimet e tij mund të dërgojnë edhe në ndonjë konflikt të mundshëm fizik.

Nuk duhet harruar faktin se reperi Blleki momentalisht është njëri nga artistët më të pëlqyer nga të rinjtë e Kosovës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close