LAJME

Lokali në Gjilan që nuk “u nënshtrohet” vendimeve të qeverisë, -4 punëtorë

“Nuk kemi hesap me punu deri ora 21” . Ishte pikërisht ky shkrim që e bëri edhe më të famshëm një lokal të vogël në qendër të Gjilanit.

Pandemia në vend, që shtyu Qeverinë të kufizonte lëvizjen në orët e mbrëmjes, e detyroi Chico Burger të ndërpriste punën, kështu duke i bashkëngjitur këtë shkrim me plot mllef, raporton KOHA.

Pronari Lulzim Kqiku, tregon se shkrimin për të cilën edhe u bë i njohur e kishte shënuar më 17 korrik në një tabelë të zezë pranë lokalit të tij, e nga e cila ditë edhe iu vu çelësi kësaj hapësire.

Pas këtij veprimi të bërë nga pronari, nuk munguan as reagimet e edhe mbështetja e bashkëvendësve të tij. Ai lokalin vazhdon ta mbajë të mbyllur, ndonëse lëvizja është lejuar deri në 22.30.

Sipas Kqikut, ky lokal do të vazhdojë të qëndrojë i mbyllur deri sa kjo periudhë e vështirë të kalojë, në mënyrë që të mos u rrezikohet shëndeti i asnjërës palë që hyn brenda tij.

Edhe pse i mbyllur, megjithatë pagesa e qerasë po vazhdon të bëhet nga ana e tij.

Që nga muaji mars ku edhe në Kosova shënoi rastin e parë me koronavrus, shumë nga bizneset u detyruan të ndërpresin punën e tyre, e edhe pse tani janë lehtësuar masat, megjithatë hyrja në to duhet të jetë në përputhje me masat e vendosura nga Qeveria.

VIDEO: https://www.youtube.com/watch?time_continue=202&v=WFGioOxUXUw&feature=emb_title

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close