LAJME

Mbyllet Drejtoria për Buxhet dhe Financa në Gjilan

Drejtori i Shëndetësisë Selami Xhemajli pas mbajtjes së takimit të Shtabit të Emergjencave ka treguar për gjendjen e pandemisë në Komunën e Gjilanit pas publikimit të rasteve të reja me Covid-19.

Xhemajli ka njoftuar se që nga fillimi i pandemisë në këtë komunë janë shëruar 403 persona dhe 25 kanë vdekur, ai tha se aktualisht janë 177 raste aktive, derisa të hospitalizuar në Spitalin Regjional të Gjilanit janë 35 persona.

Ai njoftoi se edhe 91 mostra janë në pritje për tu testuar, 41 janë nga ekipi futbollistik i Gjilanit, ndërsa 50 janë qytetarë të Komunës.

Xhemajli ka njoftuar se për shkak se disa zyrtarë në Drejtorinë për Buxhet dhe Financa kanë dal pozitiv me Covid-19, është mbyllur kjo drejtori. /06Press/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close