LAJME
Deputetja e LDK-së me pasuri të paluajtshme; të blera e trashëgimi, 1 milion e 450 mijë euro

Deputetja e LDK-së znj. Valentinë Bunjaku ka deklaruar si pasuri të paluajtshme disa lokale e shtëpi banimi. Sipas deputetës nga Gjilani, disa janë trashëgimi e disa të tjera janë nga kursimet familjare.
Në të dhënat e publikuara nga deputetja e LDK-së, shihet se lokalet së fundmi janë blerë në vitin 2002.
Si pasuri e luajtshme, deputetja Valentinë Bunjaku ka deklaruar tri vetura, ku njëra është e bashkëshortit.
Të gjitha pronat e lokalet janë të deklaruara si pasuri e përbashkët me familjarët e tjerë.
Po ju sjellim detajet e plotë, më saktësisht deklarimet në AKK;
