LAJME

Pasuria e rektorit të Universitetit të Gjilanit, 33 mijë e 336 euro të hyra vjetore

Rektori i Universitetit të Gjilanit, njëherazi edhe ligjërues në Universitetin e Prishtinës ka deklaruar se ka 38 mijë euro para të gatshme në institucionet financiare, ndërsa 14 mijë e 802 euro tjera janë në emër të bashkëshortes.

Sipas deklarimeve të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Kosumi ka 33 mijë e 336 euro të hyra vjetore nga puna si rektor në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan dhe si ligjërues në Universitetin e Prishtinës.Nga mëditjet dhe honoraret në Projekte Erasmus + në Gjilan ka të hyra 757 euro, 244 euro honorare nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Ndërsa, të hyra nga rimbursimet, mëditjet dhe udhëtimet nga Universiteti i Gjilanit ka 2 mijë e 340 euro.

149 mijë euro ka vlerë pasuria e tij e paluajtshme nga një banesë dhe dy trualle, ndërsa vlera e tokës dhe shtëpisë me 1,200.00m 2 e regjistruar si trashëgimi familjare nuk ka të deklaruar vlerë në euro as në vitin 2019 as në vitin 2020.Në pasuri të luajtshme ka të deklaruar një veturë të bashkëshortes e blerë në vitin 2005 me vlerë 3 mijë e 500 euro, ndërsa veturë në emër të tij nuk ka.

Bashkëshortja e tij ka të hyra vjetore nga MZHE 6 mijë 685 euro. Ndërsa, fëmijët kanë të hyra vjetore njëri/a nga puna në UNOPS Prishtinë 7 mijë e 200 euro dhe tjetri/a 5 mijë e 40 euro nga puna në GM Architecture Shpk .

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close