LAJME

Spitali i Gjilanit ka vetëm edhe 13 shtretër të lirë

Spitali Rajonal në Gjilan është i mbushur me pacientë të cilët po marrin trajtimin shëndetësor, ngase janë të prekur nga virusi COVID-19.


Aktualisht, po trajtohen 69 pacientë, 6 prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore, raporton KOHA.

Trendi i përhapjes së virusit ka shqetësuar edhe stafin shëndetësor të cilët deklarojnë se në këtë spital kanë mbetur vetëm 13 shtretër të lirë për pacientët.

Infektologët deklarojnë se kanë një numër të madh të pacientëve të cilët kërkojnë përkujdesje, gjersa numri i stafit shëndetësor është i vogël.
Ky spital ka vetëm katër infektologë.

Megjithatë, drejtori i Spitalit, Nisret Hajrullahu, thotë se po menaxhojnë mirë me situatën aktuale.
Stafi mjekësor në këtë spital ka bërë të ditur se aty janë trajtuar edhe pacientë me COVID-19 që vijnë nga Lugina e Preshevës, ku së fundmi janë rritur ndjeshëm rastet e infektimeve, e gjithashtu mungon kujdesi i duhur shëndetësor. /Reporteri.net/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close