
Ka përfunduar xhiro e fundit e IPKO Superligës në futbollm duke i dhënë fund dilemës se kush do ta përfaqësojë Kosovën në garat evropiane si dhe kush do të largohet nga Superliga.
SC Gjilani ka shënuar fitore minimale 1:0 si musafir i Flamurtarit në Prishtinë ndërsa FC Drita nën petkun e kampionit të siguruar një javë me herët ka pësuar humbje nga Ballkani i Suharekes me rezultat 2:1.
Ekipet Gjilanase edhe një herë dëshmuan se vijnë nga djepi i qytetit të futbollit në Kosovë, për çka meritojnë respekt dhe duartrokitje.
Në vazhdim po ju sjellim rezultatet e ditës së sotme në IPKO Superligë:
Flamurtari vs Gjilani 0:1
Ballkani vs Drita 2:1
Trepça vs Prishtina 2:1
Vushtrria vs Llapi 5:3
Ferizaj vs Feronikeli 2:4
Drenica vs Dukagjini 1:0