LAJME

Ndërron jetë prokurori gjilanas Ismet Ukshini, nuk e përballoi infeksionin me COVID-19


Ka ndërruar jetë prokurori Ismet Ukshini, duke u bërë viktima e 125-të e Coronavirusit, raporton Mediafokus.info.

Lajmin e ka bërë të ditur për Mediafokus.info drejtori Klikik i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, Dr. Ukshin Ismaili.

“Në emër të stafit dhe në emrin tim personal, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes e kolgëve”, ka thënë Ismajli.

Prokurori Ismet Ukshin ka qene i shtrire ne Reaprtin e Infektives, ne Spitalin e Pergjithshem te Gjilanit.

Ai ka ndërruar jetë në moshën 59 vjecare./Mediafokus.info/

Historiku i jetës i Ismet Ukshinit, i publikuar nga familja e tij:

-Shkolla fillore, në Gjilan, nga viti 1968 – 1976,

-Shkolla e mesme/Gjimnazi/ në Gjilan, nga viti 1976 – 1980,

-Fakulteti Juridik, në Prishtinë, nga viti 1981 – 1986,

-Provimi profesional, në Prishtinë, shkurt 1988,

-Provimi i jurispodencës, në Prishtinë, tetor 1988,

-Studimet posdiplomike për titullin akademik të magjistrit të shkencave

juridike, në Prishtinë, nga viti 1994 – 2001.

-Studimet posdiplomike për titullin akademik të Doktorit të shkencave

juridike, në Strugë të RMV, nga viti 2011 – 2019.

TRAJNIME / VIZITA STUDIMORE/ SPECIALIZIME

Pjesëmarrës në më shumë se 100 trajnime, vizita studimore, simpoziume, etj., nëpër vende të ndryshme brenda dhe jashtë shtetit, për tema të ndryshme nga lëmi penal etj., në periudhën prej vitit 1999-2018.

Në shumë prej tyre i çertifikuar, me çertifikata për pjesëmarrje, trajnim dhe aftësim, si më poshtë:

  1. Nga muaji gusht – tetor 2017, ka përfunduar me sukses kursin trajnues dy mujor me titull ’’Drejtësia për fëmijë, aspekti civil dhe penal’’, përmes platformës së mësimit në distancë (e-learning), që është organizuar nga Akademia e Drejtësisë së Kosovës, në Prishtinë.
  2. Nga muaji korrik – shtator 2016, ka përfunduar me sukses kursin trajnues dy mujor me titull ’’Anglishtja Ligjore’’, përmes platformës së mësimit në distancë (e-learning), që është organizuar nga Instituti Gjyqësor i Kosovës, në Prishtinë dhe implementuar nga ekspertët e gjuhës angleze që janë angazhuar nga ky institut.
  3. Nga muaji gusht – tetor 2017, ka përfunduar me sukses kursin trajnues dy mujor, me titull ’’Drejtësia për fëmijë, aspekti civil dhe penal’’, përmes platformës së mësimit në distancë (e-learning), që është organizuar nga Akademia e Drejtësisë së Kosovës, në Prishtinë.
  4. Nga data 21 maj – 13 qershor 2016, me ftesë, organizim dhe financim të Qeverisë së SHBA-ve, ka qenë në disa prej institucioneve, vendeve dhe shteteve të SHBA, si: Departamentin amerikan të shtetit në Washington DC (Distrist of Columbia), Wiliamsburg të Virgjinias, Salt Lake City të Utah-ut, Helena të Montanës, Albany të New York-ut dhe New York City të New York-ut, në një vizitë studimore në Programin ndërkombëtar për lidership për hetimin e sjelljeve të pahijshme të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
  5. Nga muaji prill – qershor 2016, ka përfunduar me sukses kursin trajnues dy mujor me titull ’’Fazat e aktakuzës dhe deklarimi për fajësinë’’, përmes platformës së mësimit në distancë (e-learning), që është organizuar nga Akademia e Drejtësisë së Kosovës, në Prishtinë.
  6. Nga data 20-21 dhjetor 2013, ka përfunduar dhe është çertifikuar për përfundimin me sukses të trajnimit të trajnuesve ’’Zhvillimi i profilit të një trajnuesi modern’’, që është organizuar nga IGJK (Instituti i gjyqësisë së Kosovës).
  7. Nga data 11-12 dhjetor 2013, ka marrë pjesë në një seminar me temën ’’Evaluimi i performancës së prokurorëve’’, që është organizuar për prokurorë dhe pjesëmarrës tjerë në kuadër të programit për mbështetje të Këshillit Prokurorial të Kosovës, nga Zyra e BE-së, në Kosovë, ndërsa është implementuar nga Konszorciumi dhe e udhëhequr nga Hulla&Co.Human Dynamics.
  8. Nga data 02-04 prill 2013, ka përfunduar me sukses seminarin e trajnimit me temën ’’Nga caktimi i çështjes te vendimi përfundimtar: Krijimi i shkathtësive efektive për vendim marrje: Pjesa e II’’, që është organizuar nga IGJK dhe IDLI (Organizata për zhvillimin ndërkombëtar të ligjit), Prishtinë.
  9. Nga data 22-23 shkurt 2013, në Prishtinë, ka përfunduar me sukses dhe është çertifikuar për pjesëmarrje në trajnimin me temën ’’Orientim rreth doracakut të IGJK (Institutit të gjyqësisë së Kosovës) për trajnuesit dhe metodologjitë e trajnimit’’, që është organizuar nga IGJK.
  10. Nga muaji nëntor 2010 – maj 2011, në Prishtinë, ka përfunduar me sukses dhe është çertifikuar për pjesëmarrje në trajnimin me temën ’’Trajnimi i trajnerëve për të drejtën Evropiane në praktikë’’, që është organizuar nga Zyra e Komisionit të EU-së, Instituti Gjyqësor i Kosovës dhe TWINNING.
  11. Nga data 05-09 korrik 2010, në Prishtinë, ka përfunduar me sukses dhe është çertifikuar për pjesëmarrje në trajnimin me temën ’’E drejta Evropiane në praktikë: Prezantimi me fokus në të drejtën penale’’, që është organizuar nga zyra e Komisionit të EU-së, Instituti Gjyqësor i Kosovës dhe TWINNING.
  12. Nga data 03-12 maj 2010, ka përfunduar kursin me temën ’’luftimi i terrorizmit të nxitur përmes abuzimit me religjionin’’, që është organizuar dhe mbajtur në Akademinë e inteligjencës së Republikës së Turqisë, në Ankara.
  13. Nga data 15-19 mars 2010, ka marrë pjesë dhe ka përfunduar me sukses trajnimin 32 orësh me temën “Task forca kombëtare për trafikim me qenie njerëzore, trafikim me drogë dhe korrupsionin publik”, që është organizuar nga OPDAT dhe ICITAP i SHBA-ve.
  14. Nga data 28-29 janar 2010, ka marrë pjesë në trajnimin me temën “Trajno Trajnerët“, që është organizuar nga USAID|KOSOVO JUSTICE SUPPORT PROGRAM dhe IGJK.
  15. Më datën 21 shtator 2009, është çertifikuar nga Proneti me Çertifikatën për pjesëmarrje dhe kryerje me sukses të kursit CMIS (Case management information system), që është menaxhuar nga Agjencia Evropiane për zhvillim dhe rikonstruktim.
  16. Nga data 23-25 qershor 2009, ka marrë pjesë, ka përfunduar me sukses dhe është çertifikuar për trajnimin me temën ’’Instituti kombëtar për avokim në gjykim’’, i financuar nga Departamenti i drejtësisë së SHBA-ve dhe i implementuar nga OPDAT, NITA, IGJK dhe ABA- ROLI.
  17. Nga data 28-29 maj 2009, ka marrë pjesë në trajnimin me temën “ Trajno Trajnerët“, që është organizuar nga USAID|KOSOVO JUSTICE SUPPORT PROGRAM dhe IGJK.
  18. Nga data 05-06 maj 2009, ka përfunduar me sukses dhe është çertifikuar për pjesëmarrje në trajnimin me temën ’’Hetimi dhe ndjekja e veprave të shkeljeve tatimore’’, që është organizuar nga IGJK, Departamenti i drejtësisë së SHBA-ve dhe Ambasada e SHBA-ve, në Prishtinë.
  19. Nga data 14-15 prill 2009, ka përfunduar me sukses dhe është çertifikuar për pjesëmarrje në trajnimin me temën ’’Avokimi i viktimave, të drejtat dhe shërbimet e viktimave-dëshmitarë’’, që është organizuar nga IGJK, Departamenti i drejtësisë së SHBA-ve dhe Ambasada e SHBA-ve, në Prishtinë.
  20. Nga data 17-18 mars 2009, ka përfunduar me sukses dhe është çertifikuar për pjesëmarrje në trajnimin me temën ’’Ndjekja dhe hetimi i rasteve të pastrimit të parave’’, që është organizuar nga IGJK, Departamenti i drejtësisë së SHBA-ve dhe Ambasada e SHBA-ve, në Prishtinë.
  21. Nga data 03-04 mars 2009, ka përfunduar me sukses dhe është çertifikuar për pjesëmarrje në trajnimin me temën ’’Hetimi dhe ndjekja e korrupsionit publik dhe veprave të ngjashme’’, që është organizuar nga IGJK, Departamenti i drejtësisë së SHBA-ve dhe Ambasada e SHBA-ve, në Prishtinë.
  22. Me 04 mars 2009, ka përfunduar me sukses trajnimin me temën “Hetimi dhe ndjekja e korrupsionit publik”, që është organizuar nga OPDAT dhe ICITAP i SHBA-ve.
  23. Nga data 08 – 19 shtator 2008, ka marrë pjesë, ka kaluar testin dhe është çertifikuar për modulin e titulluar ’’Trajno Trajnerët’’, projekt ky i financuar nga UE, i menaxhuar nga ZNKE dhe i implementuar nga B&S Europe për fuqizimin e kapaciteteve Kosovare për luftimin e pastrimit të parave dhe korrupsionit.
  24. Nga data 28 prill – 2 maj 2008, ka marrë pjesë, ka kaluar testin dhe është çertifikuar për modulin e titulluar ’’Udhëheqja e hetimit të krimit financiar’’, projekt ky i financuar nga UE, i menaxhuar nga AER dhe i implementuar nga B&S Europe për fuqizimin e kapaciteteve Kosovare për luftimin e pastrimit të parave dhe korrupsionit.
  25. Më 14 dhjetor 2007, është çertifikuar nga Proneti me çertifikatën për pjesëmarrje dhe kryerje me sukses të kursit CMIS (Case management information system), që është menaxhuar nga Agjencia Evropiane për zhvillim dhe rikonstruktim.
  26. Nga data 09-10 dhjetor 2002, ka marrë pjesë në mbledhjen dy ditore të programit trajnues të metodave të shkathtësisë mbrojtëse me temën ’’Shkrimi juridik i argumenteve dhe parashtrimeve’’, të prezantuar në bashkëpunim me departamentin e drejtësisë së SHBA-ve, Qeverisë së Holandës, Institutit Gjyqësor të Kosovës dhe Qendrës burimore për përkrahje penalo-Juridike (CDRC).
  27. Nga data 13-15 nëntor 2002, ka përfunduar me sukses seminarin e trajnimit me temën ’’Nga caktimi i çështjes te vendimi përfundimtar: Edukimi i aftësisë për marrje vendimesh: Pjesa e I. TW-256 E’’, që është organizuar nga IGJK dhe IDLI (Organizata për zhvillimin ndërkombëtar të ligjit), Prishtinë.
  28. Nga data 05-06 tetor 2002, ka marrë pjesë në mbledhjen dy ditore të Programit trajnues të metodave të shkathtësisë mbrojtëse me temën ’’Përgatitja e rastit dhe strategjisë’’, të prezantuar në bashkëpunim me departamentin e drejtësisë së SHBA-ve, Qeverisë së Holandës, Institutit Gjyqësor të Kosovës dhe Qendrës burimore për përkrahje penalo-Juridike (CDRC).
  29. Nga data 08-09 mars 2001, ka marrë pjesë në seminarin me temën “Krimet e luftës, ligji penal dhe procedura penale në fuqi’’, i organizuar nga OSBE, në bashkëpunim me IGJK dhe Këshillin e Evropës.
  30. Nga data 28-29 tetor 2000, ka marrë pjesë në Simpoziumin e tretë të detyrueshëm gjyqësor, që është organizuar nga OSBE dhe partnerët e trajnimit gjyqësor për Nevly UNMIK për gjyqtarë dhe prokurorë të emëruar.
  31. Nga data 01-02 shtator 2000, ka marrë pjesë dhe ka përfunduar me sukses kursin e treningut në “Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut’’, që është organizuar nga Zara e Këshillit të Evropës, në Kosovë.
  32. Nga data 10-11 prill 2000, ka marrë pjesë në seminarin me temën ’’Seminari i induksionit për gjyqtarë dhe prokurorë’’, që është organizuar prej IGJK dhe OSBE, në partneritet me Këshillin e Evropës dhe ABA/CEELI.

Katër vizita studimore

  1. Njëra në Stokholm të Suedisë, në Prokurorinë e Përgjithshme të këtij shteti, në vitin 2007, për të parë në praktikë dhe mësuar bazat e funksionimit të mirëfilltë të këtij organi shtetëror në këtë shtet skandinav.
  2. Tjetra, në Akademinë e Inteligjencës Turke, në Ankara të Turqisë, prej datës 03 – 12 maj 2010, për luftimin e terrorizmit të nxitur përmes abuzimit me religjionin.

III. Tjetra, në Tiranë të Shqipërisë, prej datës 25-27 maj 2014, në një Workshop që ishte i organizuar nga JHA 55390 e TAIEX-it të Komisionit Evropian, bashkë me Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë, për rolin e prokurorive të përgjithshme, në të cilin ishin të ftuara delegacionet e shteteve jug-perëndimore në mesin e tyre edhe një delegacion nga Kosova, në të cilin me propozimin e Kryeprokurorit të Prokurorisë së Shtetit, kishte qenë së bashku me kryeprokurorin e Prokurorisë së Shtetit dhe një prokuror të Prokurorisë së Apelit.

  1. Ndërsa, prej datës 21 Maj – 13 qershor 2016, me ftesë, organizim dhe financim të Qeverisë së SHBA-ve, ka qenë në disa prej institucioneve, vendeve dhe shteteve të SHBA-së, si: Departamentin amerikan të shtetit në Washington DC (Distrist of Columbia), Wiliamsburg të Virgjinias, Salt Lake City të Utah-ut; Helena të Montanës, Albany të New York-ut dhe New york City të New York-ut, në një vizitë studimore në Programin ndërkombëtar për lidership për hetimin e sjelljeve të pahijshme të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

PËRVOJA JURIDIKE

– Jurist praktikant, në Prokurorinë publike komunale në Gjilan, prej 07 mars 1987 – 07 mars 1988.

– Bashkëpunëtorë profesional, në Gjykatën e punës së bashkuar të Kosovës, prej muajit tetor 1989 – mars 1990.

– Avokat, me seli në Gjilan, prej 05 maj 1990 – 31 dhjetor 1999.

– Prokuror, në Prokurorinë publike komunale në Gjilan, prej 31 dhjetor 1999 – 01 janar 2002.

– Ushtrues detyre Kryeprokurorit të PPK-së në Gjilan, prej 01 janar 2002 – 30 maj 2005.

– Kryeprokuror i PPK-së në Gjilan, prej 30 maj 2005 – 22 tetor 2010.

– Gjyqtar në Gjykatën komunale në Gjilan, prej 22 tetor 2010 – 15 maj 2012.

– Prokuror në DKP të PTH në Gjilan, prej datës 15 maj 2012, ku edhe aktualisht është duke e ushtruar këtë detyrë.

PËRVOJA TJERA

  1. Mësimdhënës/Ligjërues i lëndës: E drejta e procedurës penale në Fakultetin Juridik të Universitetit ’’Iliria’’, dega në Gjilan, prej 2009-2010.
  2. Mësimdhënës/Ligjërues i lëndëve:
  3. E drejta e procedurës penale dhe
  4. Delikuenca e të miturve në Fakultetin Juridik të Kolegjit ’’Gjilani ’’, në Gjilan, prej 2010-2011.

III. Trajnues, në Institutin e gjyqësisë së Kosovës në Prishtinë, që nga viti 2008 edhe atë në të dy programet:

  1. PVAL (programin e vazhdueshëm për arsimim ligjor) të gjyqtarëve dhe prokurorëve në detyrë dhe,
  2. PFAL (Programin fillestar për arsimim ligjor) të gjyqtarëve dhe prokurorëve të sapo emëruar, për:
  3. a) Menaxhimin e lëndëve nga ana e prokurorit;
  4. b) Të drejtën e procedurës penale;
  5. c) Të drejtën penale dhe,
  6. d) Të drejtën Evropiane.

Aktualisht, trajnues në Akademinë e Drejtësisë së Kosovës në Prishtinë, për te dy programet dhe lëmi të lartpërmendura.

  1. Trajnues, për të drejtën e procedurës penale i Njësisë së hetimeve të Administratës tatimore të Kosovës në Prishtinë, nga muaji tetor – dhjetor 2010.
  2. Redaktor i revistës së parë të prokurorëve të Republikës së Kosovës, me titull ”Buletini i Shoqatës së prokurorëve të Kosovës”, e cila për herë të parë është botuar në vitin 2010 (Viti I: I-nr. I/2010).
  3. Anëtarë i Komisionit për vlerësimin e performancës së prokurorëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës, nga 01 janar 2014 – 01 janar 2016.

PUBLIKIMET, MODULET DHE PREZANTIMET E PËRGADITURA

PËR SESIONE TË NDRYSHME TË TRAJNIMIT TË GJYQËTARËVE, PROKURORËVE TË SAPO EMËRUAR DHE ATYRE NË DETYRË ETJ.

  1. Ekspertiza si provë në procedurë penale dhe aplikimi i saj në Gjykatën e Qarkut në Gjilan, në periudhën prej vitit 1985 – 1995 (Temë e magjistraturës), Prishtinë 2001.
  2. Menaxhimi i rasteve nga ana e prokurorit (Modul i përgatitur për kandidatët për prokuror në PFAL- ës, në IGJK ) IGJK, Prishtinë 2008.
  3. Ndjekja dhe procedurat gjyqësore përkitazi me shkeljet tatimore (Modul i përgatitur për trajnimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve në PVAL-së, të IGJK-Institutin e gjyqësisë së Kosovës, Prishtinë 2009).
  4. Ndjekja dhe procedurat gjyqësore përkitazi me shkeljet tatimore (Modul i përgatitur për trajnimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve në PVAL-së, të IGJK-Institutin e gjyqësisë së Kosovës, Prishtinë 2010).
  5. Roli i policisë dhe zyrës së prokurorit gjatë hetimit, ndjekjes penale dhe gjykimit (Temë e përgatitur për seminarin e organizuar prej OSBE-së, për ngritjen e komunikimit dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet policisë, prokurorëve dhe gjykatave, i mbajtur më 19 maj 2010).
  6. Kontrolli i banesës dhe personit (Temë e përgatitur për seminarin për trajnim të trajnuesve që është organizuar prej IGJK, Prishtinë 2010).
  7. Vepra penale e Kontrabandimit me mallra (Buletini i Shoqatës së prokurorëve të Kosovës), Prishtinë 2010, (Viti I: I-nr. I/2010).
  8. Konfiskimi i përkohshëm, Sekuestrimi dhe format e vendimeve mbi konfiskimin (Sesion i përgatitur për trajnimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve në PVAL-së, të IGJK-Institutin e gjyqësisë së Kosovës, Prishtinë 2010).
  9. Procesi i të provuarit në procedurë penale, me vështrim të veçantë në marrjen-sigurimin e provave në procedurë penale (Sesion i përgatitur për trajnimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve në PVAL-së, të IGJK-Institutin e gjyqësisë së Kosovës, Prishtinë 2010).
  10. Ngjashmëritë dhe dallimet në mes të GJED(Gjykatës Evropiane të Drejtësisë) dhe GJEDNJ (Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut) si dhe Këshillit Evropian dhe Këshillit të Evropës (Modul i përgatitur për programet e IGJK) Prishtinë 2011.
  11. Sistemi prokurorial dhe mundësitë e tij për të proceduar me lëndë

mjeko-ligjore (Sesion i përgatitur për trajnimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve në PVAL-ës, të IGJK-Institutin e gjyqësisë së Kosovës, Prishtinë 2012).

  1. Dënimet (sanksionet-masat) që mund të shqiptohen në procedurën për dhënien e urdhrit ndëshkimor (Modul i përgatitur për trajnimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve në PVAL-së, të IGJK-Institutin e gjyqësisë së Kosovës, Prishtinë 24 janar 2012).
  2. Procedura e ndërmjetësimit në procedurën penale (Modul i përgatitur për trajnimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve në PVAL-së, të IGJK-Institutin e gjyqësisë së Kosovës, në Prishtinë, 14 maj 2012).
  3. Menaxhimi i lëndëve, Promovimi i Qasjes Efikase, Efektive dhe Transparente të Shërbimeve Juridike, në kuadër të Programit për sundimin efektiv të Ligjit, e përkrahur dhe e botuar nga USAID-i dhe IGJK, në mars të vitit 2013.
  4. E Drejta penale evropiane – Vendimi paraprak, (Modul i përgatitur për trajnime të së Drejtës Evropiane në IGJK), Prishtinë 2013.
  5. Përgjegjësia penale e personave juridik me vështrim të posaçëm në bazat dhe kufijtë e përgjegjësisë penale të personave juridik dhe masat e sigurisë si pjesë e sanksioneve penale (Sesion i përgatitur për trajnimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve në PVAL-së, të IGJK-Institutin e gjyqësisë së Kosovës, Prishtinë 2013).
  6. Bashkëkryerja, marrëveshja për të kryer vepër penale dhe bashkimi kriminal si forma të bashkëpunimit në kryerjen e veprës penale dhe kufijtë e përgjegjësisë penale dhe ndëshkimi për bashkëpunim (Sesion i përgatitur për trajnimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve në PVAL-së të IGJK-Institutin e gjyqësisë së Kosovës, në Prishtinë 2013).
  7. Liria e shprehjes sipas nenit 10 të KEDNJ (Sesion i përgatitur për trajnimin e pjesëmarrësve të trajnimit, të organizuar nga Këshilli i Evropës, për projektin e promovimit të lirisë së shprehjes, qasjes në informata dhe lirinë e mediave, i ndihmuar nga Ministria Norvegjeze e Punëve të Jashtme si kontribut vullnetar për jug – lindje të Evropës), në Prishtinë 2014.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close