SPORT

Tifozët s’lejohen as në ndërtesat përreth stadiumit gjatë derbit të Anamoravës

Për dallim nga ndeshjet e zhvilluara që nga rinisja e sezonit në Superligën e Kosovës, tifozët s’do të lejohen as nëpër ndërtesat rreth stadiumit gjatë derbit të fundjavës mes Dritës dhe Gjilanit.

Derbi i Anamoravës, mes Dritës dhe Gjilanit, ka qenë ndeshja që ka ngjallur më së shumti interesim nga tifozët e futbollit vendor ndër vite. Këtë sezon, ky derbi pritej të jetë edhe më interesant shkaku se të dyja klubet po garojnë për titullin e kampionit, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:
PSG – Neymar, bisedime për kontratën e re
Megjithatë, këtë herë dy grupet e tifozëve, “Skifterat” dhe “Intelektualët”, nuk do të lejohen në stadiume, masë kjo e ndërmarrë që nga rinisja e sezonit në qershor, pas pauzës tremujore shkaku i përhapjes së koronavirusit.

Në ndeshjet e zhvilluara në xhirot që nga rinisja e sezonit, tifozët grumbulloheshin jashtë stadiumit dhe nëpër ndërtesat përreth nga ku mund t’i shikonin ndeshjet. Megjithatë, Policia e Kosovës në Gjilan ka bërë të ditur se këtë fundjavë s’do të lejohet as kjo gjë.

“Ne si institucion kemi marrë vendim për të gjithë tifozët që ja mësyn stadiumit se ata do të kthehen mbrapa, nuk do të lejohet as një tifoz të hyjë në fushë as rreth stadiumit por as nga katet e objekteve te larta për rreth stadiumit që të përcillet ndeshja”, ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës rajonal i Policisë në Gjilan.

“Po ashtu nuk do të ketë defilim të tifozëve rrugëve të Gjilanit pasi që jemi në një situatë pandemike. Të gjitha kto veprime ndërrmirret duke i respektuar Vendimet e Qeverisë së Kosovës dhe Institutit të Shëndetësisë së Kosovës”.

Përballja mes Dritës dhe Gjilanit do të zhvillohet të shtunën në orën 17:00. Drita, që do të luajë si vendase, radhitet e para në tabelë me 65 pikë, ndërsa Gjilani është i treti me 61 pikë nga 30 xhirot deri më tani. /Gazeta Express/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close