LAJME

Vdes edhe një qytetar nga Gjilani nga Covid 19

Edhe një viktimë nga Covid-19 është regjistruar sot në Kosovë nga komuna e Gjilanit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryetari Lutfi Haziri, që tha se viktima me iniciale A.L është 64 vjeçar nga fshati Cernicë, njofton Klan Kosova.

“Me keqardhje e mora lajmin për ndarjen nga jeta të A.L. Ngushëllime familjes dhe do t’ju qëndrojmë pranë për ta përballuar. Apeloj qytetarët që t’i përmbahen rregullave në mënyrë strikte për ta parandaluar infeksionin me këtë virus. Ju lutem, mbrojeni veten, familjen, lagjen dhe qytetin tuaj”, ka thënë Haziri.

Ndryshe, brenda katër muajve të përballjes më pandeminë COVID-19, Gjilani ka shënuar 289 raste pozitive, 155 janë shëruar, 128 janë aktive, derisa pesë pacientë kanë ndërruar jetë. /fotolumihd/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close