Edhe 1 profesor i Universitetit “Kadri Zeka”, rezulton pozitiv me Covid 19

Para pak ditësh, Gjilani SOT ka raportuar se një profesor i Universitetit “Kadri Zeka”, emër i njohur për redaksinë tonë ka rezultuar pozitiv me Covid 19.
Sipas burimeve tona brenda Universitetit “Kadri Zeka”, edhe një profesor tjetër, po ashtu i drejtimit të Shkencave Kompjuterike, ka rezultuar pozitiv me Covid 19. Profesori është poashtu emër i njohur për redaksinë tonë, por për hir të korrektësisë nuk do ta bëjmë publike emrin e tij.
Burimet e Gjilani SOT tregojnë se edhe disa profesorë janë në pritje të rezultateve pasi iu kanë nënshtruar testit për COVID 19. Përpos stafit akademik, testin për Covid 19, janë duke e pritur edhe disa zyrtarë të lartë administrativ, emra të njohur për ne.
Për detaje të tjera do ju mbajmë të informuar me kohë.