Një person e rrahë sigurimin e spitalit në Gjilan, nuk e lejoi të hyjë në gjinekologji për të parë gruan

Një person është ndaluar në mbajtje për 48 orë pasi ka sulmues sigurimin e Spitalit Gjinekologjik në Gjilan.
I gjithë sherri mes tyre ka nisur pasi sigurimi nuk e ka lejuar të hyjë brenda.
I dyshuari sipas njoftimit për media nga Policia e Gjilanit, ka tentuar të hyjë në katin e dytë të repartit gjinekologjik ku ishte gruaja e tij, por që është penguar nga sigurimi, shkruan Reporteri.net.
Njoftimi i plotë i policisë:
Më 01 Korrik 2020, rreth orës 19:50, ankuesi shqiptar shtetas i Kosovës raporton në Stacionin Policor këtu në Gjilan se derisa ishte duke punuar si sigurim në spitalin gjinekologjik në Gjilan, i dyshuari po ashtu shqiptar shtetas i Kosovës kishte tentuar të hyjë në katin e dytë të repartit gjinekologjik ku ishte gruaja e tij, dhe aty pas një fjalosje mes veti, i dyshuari e godet disa herë ankuesin ku i shkakton lëndime trupore.
I dyshimti është arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës.
Lidhur me rast është njoftuar prokurori dhe pas procedurave ligjore po me vendim të prokurorit, i dyshuari ndalet në mbajtje për 48 orë.
Rasti procedohet në PTh, me kallxim penal si “Sulm ndaj personit zyrtar.