LAJME

Në Gjilan do të protestojnë në shesh veteranët të enjtën në ora 12:00, vetëm 99 veteranë

Organizata e Veteranëve të Luftës nuk e ka anuluar protestën e paraparë më 9 korrik pavarësisht rekomandimeve të IKSHPK-së.

Por, kjo organizatë ka vendosur që edhe në këto kushte pandemie, protestën ta shpërndajë në secilën komunë e degë të saj, ku lejohen të marrin pjesë vetëm 99-të persona, veteranë të UÇK-së, njofton Klan Kosova.

Kjo në shenjë simbolike se lufta e UÇK-së më 1999, ka qenë e drejtë dhe e pastër, ka thënë Nënkryetari i OVL-së, Nasim Haradinaj.

”Me kërkesën e bërë ditën e hënë ne kemi marrë përgjigjie nga IKSHPK, se në këto dy javë të ardhshme nuk na preferojnë tubime të tilla sepse rrezikojnë shëndetin e popullatës”.

”Ne si OVL, nuk duam të marrim përgjegjësi se shkaktarë kanë qenë protestat tona”.

”Duke respektuar atë vendim, ne kemi marrë një vendim ndryshe”.

”Protestën nuk e kemi anuluar por do ta mbajmë në një mënyrë tjetër duke dërguar komptencat komunale”.

”Vendosëm se çdo komunë, çdo degë ka detyrë të protestojë më 9 korrik me vetëm 99 persona, veteranë të UÇK-së”.

”Do të ketë dy fjalime, do të lexohen nga drejtuesit e degëve të OVL-së”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close