LAJME
Gastronomët e Gjilanit të pakënaqur me vendimin e Qeverisë, protestojnë nesër

Gastronomët e Gjilanit kanë shprehur pakënaqësitë e tyre në lidhje me Vendimin e Qeverisë, për mbylljen e kafiterive nga ora 21:00 deri në ora 05:00 të mengjesit.
Sipas tyre, asnjë i infektuar me covid 19 nuk e ka si burim infeksioni kafiterinë. Ata kanë paralajmëruar protestë me datë 8 korrik në ora 14:00, para komunës së Gjilanit.



