LAJME

Stuhia dëmton rrugët në qendër të Gjilanit, Policia në vendngjarje

Komuna e Gjilanit sot gjatë orëve të mbrëmjes, është kapluar nga reshje të stuhishme të shiut, që kanë shkaktuar dëme në qytet, thyerje të drunjëve, demtim te veturave, vërshime të bodrumeve në lagjen Arbëria dhe ndërprerje të energjisë në lokacione të ndryshme.

Njësitet profesionale të zjarrëfikësve dhe shpëtimit kanë intervenuar menjëherë në largimin e drunjëve të rrëzuar në rrugë, gjithashtu kanë intervenuar edhe në largimin e veturave të bllokuara nga stuhia e shiut.

Ata kane intervenuar edhe në largimin e drunjëve të cilët kanë dëmtuar shtyllat elektrike në rrugën e Malishevës, ku me këtë rast për shkaqe të stuhisë dhe reshjeve të shiut disa vendbanime te Komunes se Gjilanit ishin pa energji elektrike në një interval kohor prej rreth tri orësh. 

Është bërë edhe largimi i zhavorit nga rruga, i cili është bartur nga shiu i rrëmbyeshëm dhe kjo u bë së bashku me operatorët privat, duke bërë që gjendja të kthehet menjëherë në normalitet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close