LAJME

Historia e Xhamisë së Vjetër në fshatin Velekincë

Xhamia e fshatit Velekincë u ndërtua ne vitin 1933 me iniciativën e vet banorëve të fshatit me qëllim qe këta banorë t’i kryejnë ritet fetare.

Në ndërtimin e Xhamisë kontribuuan të gjithë banorët e fshatit. Për ndërtim u përdoren materiale të ndryshme të asaj kohe si gurë, qerpiç, ndërsa lyerja nga brenda dhe jashtë u bë me baltë, ndërsa për kulm janë përdorur krerë druri dhe tjegulla të asaj kohe.

Hydbja dhe Mafili ishin te ndërtuar me dru dhe dërrasa të punuara me dorë.

Ne mes te xhamisë ishte vendosur shtylla kryesore nga druri në të cilin ishin te vendosura katër llapma me vajguri te cilat ndriçonin xhaminë për brenda saj.

Për brenda ishte shtruar me qilima, ana dhe lëkura deleje. Kështu qe kjo xhami gjatë gjithë kohës është mirëmbajtur nga imami dhe këshill i saj.

Xhamia është përdorur për rite fetare, si dhe mësonjëtore dhe për nevoja të tjera të banorëve të fshatit. Ndër imamët e parë ishte Mulla Nuhi Ademi (1893-1968) nga fshatin Velekincë, punoi prej vitit 1933 deri më 1943.

Më pas Hafëz Ilaz S. Selmani (1905-1975) nga Gjilani punoi si imam gjatë vitit 1943 deri në vitin 1950 i emëruar me një dekret te këshillit të ulemave të Tiranës të datës 23 janar 1943.

Për dy vite të tjera punoi imami nga fshati Llashticë Mulla Qamil Kadri Rashiti (1929-2007) punoi gjatë vitit 1950 -1952.

Gjatë viteve 1948 -1955 kjo xhami u përdor si mësonjëtore nga Bajram Bajrami, Zeqir Nuhiu etj. Më pas vije Mulla Abdyrrahim S. Januzi (1925-2012) nga fshati Uglar u emërua si imam i rregullt që nga viti 1952 dhe punoi deri në vitin 1973.

Hafëz Bajram Rifat Qerimi (1933 – 2001) nga fshati Velekincë punoi në këtë xhami që nga viti 1973 duke dhënë një kontribut të rëndësishëm deri në vdekjen e tij në vitin 2001.

Nga viti 2001 për tri vite të tjera punoi Zeqirja K. Qazimi nga fshati Kokaj.

Në vitin 2004 mbyllet kjo Xhami pas nderimit të xhamisë se re, për të mos u kujdesur më askush.

Sot unë dhe imami i xhamisë Mulla Ramil B. Sherifi patëm kënaqësinë që këtë xhami ta pranojmë ne pikturë nga artistja Rona Avdyli e cila në mënyrë të drejtë reale dhe faktike paraqet gjendjen e mjerueshme te këtij objekti fetar.

Unë para tete viteve si kryetar i Këshillit te xhamish se fshatin Velekincë me një shkrese kam njoftuar Bashkësinë Islame në Gjilan, dhe Institucionet për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore në Prishtine për gjendjen e rëndë të cilën gjendet ky objekt fetar Xhami.

Nga kjo e fundit kemi pasur dy vizita te cilat mbeten vetëm vizita, nga e para ende presim përgjigje.

E sot unë si kryetar i Këshillit te fshatit Velekincë së bashku me imamin e xhamisë u bëjmë thirrje banoreve te fshatit Velekincë, institucioneve komunale, Bashkësisë Islame ne Gjilan, Bashkësisë Islame te Kosovës dhe institucioneve tjera, qe këtë xhami gati të rrënuar ta mbrojmë e riparojmë dhe ta kthejmë në një xhami MUZE, e cila do te jete një histori reale e se kaluarës sonë, ngase e kemi obligim fetar dhe kombëtar ta ruajmë historinë tonë kulturore dhe fetare.

Nga Këshilli i fshatit Velekincë, kryetari Skender Bajrami

/mediafokus.info/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close