LAJME

Sami Kurteshi si Serbia dhe Prokuroria Speciale, e quan përsëri vrasës Thaçin

Zyrtari i Vetëvendosjes, Sami Kurteshi, që është i njohur për shkrimet e vazhdueshme ku e quan presidentin e Kosovës, vrasës, edhe sonte e ka bërë një të tillë.

Ai shkruan:

SHNDËRRIMI I SHËLBIMIT NGA GJARPËRI NË HYJNI

Fjalimi i presidentit me vaj në buzë, dëshmoi edhe njëherë se liturgjia e shëlbimit (shpëtimit të shpirtit), e shndërrimit nga gjarpëri helmues në hyjni, nuk e fshehu dot intrigën politike të radhës.
Refuzimi i dorëheqjes nga pozita e presidentit, në pritje të konfirmimit të aktakuzës, deri në vërtetimin zyrtar të titullit kriminel vrasës, është veçse një përpjekje e përvajshme letargjike për krijimin e kaosit politik në Kosovë në emër të „kreut të shtetit“, për të nëpërkëmbur vullnetin e popullit të shprehur më 6 tetor 2019.

„Kush i bën gropën tjetrit, bie vetë brenda“, qoftë edhe si vrasës shenjëtor.

Erdhidita!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close