AKTUALITETLAJME

Kosova e Partive, Klaneve, Individëve!

Shkruan: Profesor Nijazi Musmurati

Gjendje që nuk lejon të qetësohesh!

Në kohën në të cilën po jetojmë dhe veprojmë, jemi dëshmitarë të ndodhive të ndryshme në jetën politike të Kosovës. Duke dëgjuar në mediume të ndryshme televizive (të cilat të bëjnë të vjellish vrerë se ç’far gjuhe përdorin, nuk ka të bëj asgjë me gjuhën të clën duhet ta përdorin (gjuhën standarde), kur dëgjon lloj lloj thënje, debate shterpë, analiza pa vlerë, përlamje, sharje, sulme, urrejtje, gjuhë të ashpër fyese ndaj njëri tjetrit, të zgjedhurit e popullit duke mos u marë me temat të cilat duhet të trajtohen (por miren me nëri tjetrin duke i mbrojtë secili interesin e vet, grupin e vet, klanin e vet, partinë të cilës i përket, bandave të cilave ju përkasin etj. etj) e kanë sjellë popullin e Kosovës në këtë gjendje në të cilën gjindet aktualisht.

Kur i dëgjon njeriu të gjitha këto, nga udhëheqësit institucional në të gjitha trevat shqiptare, liderët partiak, analistët e ndryshëm politik , shoqatat e ndryshme civile, debatet plot vrerë dhe fyese, nuk ka si të jetë njeriu i qetë kur secili mendon se është më i aftë se tjetri, më largpamës se tjetri, më i mënqur se tjetri, më bajraktar se tjetri, më patriot se tjetri, më atdhedashës se tjetri, më luftëtarë se tjetri, më trim se tjetri, duke menduar secili për veti, se prej tij ka filluar çdo gjë.

Jo! Fitorja jonë nuk daton nga tash, është gërshetim i veprimeve të vazhdueshme dhe të parreshtura të gjeneratave dhe brezave që kanë sakrifikuar në etapa të ndryshme kohore. Pra, kjo është një vijë zingjirore. Njeriu nuk duhet të jetë shpirtngushtë, i ngushtë si speci, por i gjerë si deti.

Meritat janë të te gjithëve, të te gjitha gjeneratave të farkuara brez pas brezi, tërë popullit që qëndroi stoikisht dhe i pamposhtur nën okupime dhe regjime të ndryshme gjakatare – pra jo vetëm të një njeriu, grupimi, partie apo gjenerate.

Meritat nuk mund të maten saktë si me kandar, dikush më pak e dikush më shumë, pra siq thot populli secili me kutin e vet.

Dikush me pushkë, dikush me pendë, dikush me grosh, dikush me ndihma në forma të ndryshme, prandaj jemi aty ku jemi sot. Nuk duhet zhvlerësuar punën e askujt.

Të gjitha këto kur bëhen bashkë, natyrisht edhe rezultatet nuk mungojnë.

Prandaj, të bëhemi tok, si mishi me kockën, të punojmë së bashku, të gëzojmë dhe të ecim drejt të ardhmes të lumtur dhe të bashkuar.

S’ka se si të mos i përjetoj rënd njeriu këto ndarje dhe përqarje, të cilat shkojnë në dëm të popullit tonë të shumëvuajtur e në dobi të armiqëve tanë, të cilët mendojnë të gjejnë rastin dhe të na vënë përsëri nën qizmën e tyre shtypëse.

Kujtone mor shqiptarë të kaluarën tonë, kthehuni pak në retrospektivë dhe vëni gishtin në kokë?

Kujtoni vuajtjet dhe persekutimet e vitit 1999, kujtoni dëshmorët, masakrat, burgosjet, të vrarët, të zhdukurit, të përndjekurit, të dhunuarit, të sharët, të rrahurit, të përbuzurit, të plaqkiturit, fëmijë, djem gra dhe pleqë të vrarë dhe të masakruar, gra të dhunuara, djegjet, abuzimet, të plagosurit, helmimet e nxënësve, përzënjet nga shkollat, vuajtjet me shekuj, që nga Perandoria Osmane e deri këto të fundit të shkaktuara nga serbosllavët etj. A nuk mjaftojnë të gjitha këto që të mbushemi mënd njëherë e përgjithmonë, të bashkohemi dhe të u themi stop për të mos na u përseritur më?

Populli shqiptarë i Kosovës asnjëherë në jetën e tij, nuk ka qenë në pozitën në të cilën ndodhet sot. Prandaj, të shfrytëzojmë shansin dhe të ndihmojmë njëri tjetrin duke u thënë stop agjenturave të ndryshme armiqësore të përbetuara të shqiptarëve.

Populli po i përjeton thellë në shpirtë këto ndarje dhe përqarje të politikanëve, udhëheqësve institucionalë, liderëve partiak etj. të cilët e kanë sjellë sot Kosovën në një gjendje aspak të lakmuar para bashkësisë ndërkombëtare.

Shqiptarët heqin shumë deri sa ta murojnë kalanë, ende pa ia vu kulmin fillojnë ta shembin vet dhe kështu të nisin punën përsëri prej fillimit.

Punët duhet menduar dhe peshuar me maturi, bashkarisht dhe së bashku duhet të mirren përgjegjësitë.Të mendojmë të kaluarën, të shfrytëzojmë të tashmen dhe të punojmë tok së bashku për t’u bërë fuqiplotë në marrjen e vendimeve të mëdha dhe me peshë në favor të popullit.Vetëm të bashkuar dhe të unifikuar para faktorit ndërkombëtarë, mund t’i përballojmë më lehtë sfidat që na presin.Sfidat nuk janë të lehta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close