AKTUALITETLAJME

Nevoja për ligjin e pensionimit të parakohshëm në arsimin para universitar!

Nevoja për ligjin e pensionimit të parakohshëm në arsimin para universitar!

Profesioni i mësimdhënësit përveç peshës, rëndësisë fisnike (…etj) është edhe i vështirë, pavarësisht dukjes nga jashtë apo perceptimit për të nga të tjerët. Brenda sistemit arsimor në Kosovë kemi shumë mësimdhënës të cilët kanë kaluar nëpër disa periudha të vështira, qofshin ato drejtë arritjes së lirisë, qofshin ato problemet politike apo deri te ndryshimet e shpeshta që kanë ndodhur viteve të fundit në arsim.

Nevoja për një pensionim të parakohshëm në arsimin para universitar është e madhe dhe e njëjta është praktikë nga disa vende evropiane dhe të rajonit. Por, një kategori që është prioritet të cilët kërkojnë tretman të menjëhershëm nga institucionet e shtetit janë mësimdhënësit me probleme shëndetësore, në veçanti ato me probleme kronike të cilët detyrohen të qëndrojnë “me një këmbë” në vendin e tyre të punës. Mendoj se MASHTI dhe MPMS urgjentisht duhen të ndërmarrin një nismë të përbashkët ligjore në këtë drejtim.

Në këtë rast, kryesisht kemi të bëjmë me dy kategori:

– Kategoria e parë, pensionimin e parakohshëm me vetë dëshirë mund t’a shfrytëzojnë ata mësimdhënës të cilët janë të lodhur dhe ndihen të “harxhuar” në këtë profesion ndër vite. Jo pak raste kemi mësimdhënës me mbi tridhjetë (30) vite përvojë pune në arsim dhe të cilët kanë arritur moshën mbi gjashtëdhjetë (60) vjeçare.

– Kategoria e dytë, janë mësimdhënësit me probleme shëndetësore kronike (…) të cilët janë brenda sistemit arsimor, ku tani për tani këtë çështje e rregullon vetëm ligji i punës, i cili nuk është aspak në favor të tyre. Pavarësisht kostos buxhetore nga një nismë ligjore e tillë, mendoj se është një obligim dhe detyrim shtetëror e njerëzor parasë gjithash ndaj kësaj kategorie.

Potencialisht një ligj i tillë mendoj se është një investim shumë i nevojshëm në arsimin para universitar, pavarësisht kostos së tij që mund të ketë nëse i njëjti përfshinë të dy kategoritë.

Përveç nevojës së madhe për një nismë ligjore të tillë, nga ana tjetër duke e parë rënien e vazhdueshme të numrit të nxënësve dhe nevojën e një ristrukturimi në sistemin tonë arsimor, një ligj i tillë mendoj se do t’a lehtësonte në masë të madhe këtë proces i cili në të kundërtën në një të ardhme të afërt mund të jetë i dhimbshëm.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close