LAJME

A ka pakënaqësi në LDK-në e Gjilanit? Përkrahësit e saj kanë mëdyshje

Përkrahësit e saj kanë mëdyshje!
Veprimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe krerëve të saj, nuk është se janë mirëpritur nga të gjithë votuesit e kësaj partie.
Që nga momenti i daljes nga koalicioni qeverisës me Vetëvendosjen, qeveri që gjatë fushatës zgjedhore u proklamua si qeveri e shpresës ngjalli pakënaqësi, sado që mund të ketë pasur arsye.
Normalisht, se kjo nuk do të thotë që të gjithë mendojnë njejtë dhe elektorati i LDK-së qëndron prapa besimit dhe besnikërisë në partinë e tyre, por reagime pati!
Edhe vendimi i fundit për shkarkimin e nënkryetares, Vjosa Osmanit, si më e votuara nga ky subjekt në zgjedhjet e fundit, megjithatë ndau në dysh votuesit.
Nga të gjitha komunat, përgjatë shtrirjes së mbështetësve të LDK-së, pati pakënaqësi, duke aluduar në tradhti ndaj votës dhe besimit qytetar, atëherë kur mendohej që ky subjekt u diferencua nga partnerët paraprak të partive të PAN-it.
Jo vetëm nga aktivistët e anëtarët e LDK-së, veprimet e fundit i kundërshtuan duke votuar kundër edhe deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga Gjilani.
LDK nuk kishte përkrahjen apsolute as në krijimin e qeverisë së re të Abdullah Hotit, ku po nga Gjilani kësaj qeverie ju mohua një votë nga deputeti, Fatmir Rexhepi, ndërsa as kryetari i Gjilanit, nënkryetar partie, Lutfi Haziri, deklaroi se nuk ka besim në qeverinë Hoti.
E një i fundit, që po dërgon mesazh në adresë të LDK-së, është kryetari nëndegës më të madhe në Gjilan dhe ish-kryetar i Forumit Rinor , Albin Devaja.
“Mos harroni se gjitha veprimet që i keni bërë, në dëm të elektoratit dhe pazaret për perfitime personale, prap do të kërkoni votat aty ku i keni marrë, elektorati është ka ju pret!
Veq ta dijmë ku jemi.
#mendjemadhësiatëmerrnëqafë”, shkroi Devaja.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close