LAJME

Avdyl Aliu kritikon “deputetët e PDK-së”, por harron që PDK e Gjilanit s’ka asnjë deputet në Kuvend

Shefi i Asamblistëve të LDK-së z. Avdyl Aliu, në një reagim në profilin e tij në facebook, ka kritikuar ashpër deputetët e PDK-së dhe LDK-së. Realisht, zyrtari i LDK-së ka gabuar, pasiqë PDK e Gjilanit është pa përfaqësim në Kuvendin e Kosovës, transmeton Gjilani SOT.

Reagimi i plotë:

Po më mashtrove një herë e ke fajin ti, po më mashtrove dy herë e kam fajin vet.
Kjo thënje me vlerë jeton gjatë me ne, sa më gjatë që jeton aq më e qëndrueshme dhe më e kuptueshme bëhet.
Momente të caktuara dhe situata ndryshme na bëjnë që ta kujtojmë këtë thënje dhe këto raste e arsyetojnë këtë thënje.
Fatkeqësisht, sot deputetët e LVV-së dhe të PDK-së nga Gjilani e vërtetuan edhe një herë se sa me vlerë është kjo thënje.
Deputetët e LVV-së dhe të PDK-së nga Gjilani nuk votuan për projektin e ujërave të zeza për Gjilanin duke e humbur kështu Gjilani (për momentin) një projekt madhorë me ndikim të drejtëpërdrejt në kualitetin e jetës së qytetarëve të komunës sonë.
Qytetarët e Gjilanit e dijnë mjaftë mirë peshën e kësaj thënje me vlerë dhe besoj se do ta kenë parasyshë në të ardhmën.
Paradoksale është me të votu Gjilani për me punuar kundër projekteve të Gjilanit.
Qytetari i Gjilanit është më i menqur nga se mendojnë politikanët.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close