LAJME

Asamblisti i LDK-së akuzon deputetët e Gjilanit që votuan kundër: Me plasë bre, marre

Gentrit Murseli, asamblist i LDK-së në Gjilan, ka reaguar ashpër pas mos votimit të shqyrtimit të projektligjit në lidhje me projektin e ujërave të zeza në Gjilan.

Ai ka shkruajtur se deputetët e Gjilanit nuk patën guxim të votojnë ndryshe nga partitë e tyre, transmeton Gjilani SOT.

Po ju sjellim reagimin e plotë;

Me plasë bre!!!
Dështon shqyrtimi i projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes për hua ndërmjet Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin e ujërave të zeza në Gjilan.
Pse ?

Sepse as deputetët e Gjilanit nuk kishin guxim të vepronin ndryshe nga subjektet e tyre politike që qytetin tonë e shohin vetëm si hambar të votave 🙂

Ani kur e dëgjon atë fjali të famshme në fjalimet e tyre të kota “Do të jemi zëri i Gjilanit”, ose kur i dëgjon duke i kritikuar deputetët e më hershëm…

MARRE!
Zgjedhjet vijnë përsëri…🙂

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close