LAJME

Pas luftës ministri gjerman Klaus Kinkel e vizitoi Vërbicën e Zhegocit

Kosova doli nga lufta e djegur dhe e shkatërruar. Mijëra familje të dëbuara nga forcat serbe, nuk patën ku të kthehen pas mbarimit të luftës.

Gjithçka ishte bërë shkrumb e hi nga barabaria serbe, e cila vrau civilë dhe dogji gjithçka që gjeti para vete.

Këtë fat e përjetoi edhe lagja Alibabaj në Vërbicë të Zhegocit.

Organizata gjermane Cap Anamur ndërtoi këtu 25 shtëpi, për t`iu mundësuar banorëve që ta ri-nisin jetën në vendin e tyre.

Këtë lagje e vizitoi mbas luftës edhe ministri i Jashtëm Gjerman, Klaus Kinkel, i cili i inkurajoi banorët për të vazhduar jetën, përkundër plagëve dhe dhimbjeve të luftës.

Disa prej banorëve, siç shihet në foton e Naman Beqirit (viti 2000), biseduan me ministrin Kinkel pa përkthyes, meqë kishin punuar dikur në Gjermani.

Madje, zyrtarit të lartë gjerman, iu dhurua nga Nazife Beqiri (bashkëshortja e komandantit Shaban Beqiri, tani i ndjerë) një xhemper i punuar me dorë.

Kjo ishte një dhuratë falënderimi për popullin gjerman, që kishte ndihmuar në rimëkëmbjen e lagjes Alibabaj, pasi ishte rrafshuar me themel nga barbaria serbe.

Në foto me ministrin Kinkel shihen Ismajl Sefë Sherifi (tani i ndjerë), Qerimi Beqiri dhe të tjerë.

Ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë Klaus Kinkel ka vdekur në vitin 2019, ndërsa Alibabajt, tani janë një ndër lagjet më të mëdha dhe më të përparuara në Vërbicë të Zhegocit, dy fshatra këto që i dhanë shumë luftës për liri. /mediafokus.info

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close