LAJME

VV e Gjilanit nis peticionin: Pavarësisht motit të keq, qindra qytetarë po përgjigjen pozitivisht

Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan, ka nisur peticionin për mbledhjen e nënshkrimeve në kërkim të zgjedhjeve të reja, raporton Mediafokus.info.

“Nga sot, 2 qershor 2020, e gjatë gjithë javës, prej orës 10:00, do të jemi të vendosur me tendë në sheshin “Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha” si dhe në zyret e Lëvizjes Vetëvendosje! në mbledhje të nënshkrimeve për peticion”, thuhet në njoftimin e LVV’së në Gjilan, të cilin po e publikojmë të plotë.

PETICION: DUAM ZGJEDHJE!

Të dashur qytetarë të Komunës së Gjilanit,

Kosova, prej 3 shkurtit 2020, e pati një qeveri të re e të mirë. Ajo zvogëloi veten e forcoi shtetin. Me reciprocitet e dinjitet në politikën e jashtme, me luftën kundër korrupsionit në borde e administratë, me transparencë e mirëmenaxhim, Qeveria Kurti e fitoi besimin e qytetarëve si asnjë qeveri më përpara. Këtë e kanë vërtetuar dhe matjet e opinionit publik të UNDP-së.

Por kjo qeveri u rrëzua me mocion mosbesimi në 25 mars 2020, ku partitë e vjetra e presidenti u bënë bashkë për ta ndalur ndryshimin. Sipas Kushtetutës dhe precedentëve, vendi do të duhej të shkonte në zgjedhje të reja, por një vendim skandaloz dhe i dyshimtë i Gjykatës Kushtetuese, i hapi rrugën një qeverie e cila për herë të parë do të krijohej pa zgjedhje prej humbësve të zgjedhjeve dhe partive e njerëzve që nuk gëzojnë as mbështetje e as legjitimitet.

Ne kemi filluar peticion duke mbledhur nënshkrime në kërkim të zgjedhjeve të reja si e vetmja mënyrë e daljes nga kjo krizë.

Nga sot, 2 qershor 2020, e gjatë gjithë javës, prej orës 10:00, do të jemi të vendosur me tendë në sheshin “Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha” si dhe në zyret e Lëvizjes Vetëvendosje! në mbledhje të nënshkrimeve për peticion.

Ju ftojmë ta nënshkruani.

Lëvizja Vetëvendosje! – Qendra në Gjilan.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close